Menduh Thaçi në takim me ambasadorin amerikan, Wohlers


Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi realizoi takim zyrtar në Ambasadën amerikane në Shkup ku takoi ekselencën e tij, z. Paul D. Wohlers.
Pas takimit Kryetari i PDSH-së për përfaqësuesit e mediave deklaroi:
“Takim i rregullt me ambasadorin e SHBA, biseduam për aktualitet politike në Maqedoni, zgjedhjet presidenciale, për pozicion e PDSH-së lidhur me këto zgjedhje. Unë mbajta qëndrimin se nuk jam i interesuar për hapjen e temave virtuale. Zgjedhja e Presidentit është më rëndësi procedurale, por nuk është me rëndësi strategjike dhe afatgjate për ardhmërinë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Maqedonisë në përgjithësi, në këtë aspekt nuk jam i interesuar të koketojë ose të bëj teknika të ndryshme zgjedhore”.
Në pyetjen gazetareske se a është biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi u përgjigj:
“Jo, jo nuk është biseduar! Mendoj se është një temë virtuale dhe artificiale, hapen temat e vjetra të vëllazërim bashkimit se paska maqedonas të mirë dhe të këqij, ose se ndonjë maqedonas qenka ma i mirë, kjo nuk është temë e mirë, ka sistem të mirë dhe sistem të keq. Sistemi momentalisht në Maqedoni është i keq, Kushtetuta është e keqe dhe ligjet janë të këqija, që pamundësojnë shqiptarët të vijnë në këto pozicione siç është Presidenti”.