Gazeta amerikane Word Observer ngre një pikpyetje konspiracioniste pas vdekjes së dy pjesëtarve të grupit të marinsave që kryen aksionin e vrasjes së kreu të Al Qaedas, Osama Bin Laden. Pikpyetja ngrihet pas vetvrasjes së njërit prej marinsave që ishte pjesë e ekipit që gjetën dhe më pas vranë kryeterroristin.
“Mbi 20 marinsa të njësisë Seal tani janë të vdekur. Kush e vrau Bin Laden? A ishte kjo, një rastësi? Ka ende ndonjë dëshmi që nuk ishin marinsat që e vranë atë. Ka të dhëna që sugjerojnë se ai kishte vdekur dhe ka qenë i vdekur për vite me rradhë. A është kjo një gënjeshtër e madhe dhe një turp si ajo për 9 shtatorin ose hetimin e vrasjes së JFK?”, shkruan sot gazeta Word Observer.
Më tej kjo gazetë ngre dyshime për mënyrën e vdekjes së njërit prej oficerëve të lartë të Seal, njësia speciale e Marinës Amerikane.
“Oficeri i ekipit SEAL 4 Job W. Price kreu vetvrasje. Ai njihej si njëri prej marinsave që gjeti dhe vrau Osama bin Laden. Vetvrasja e një oficeri kaq të lartë ngre shumë pikpyetje në media dhe ndërsa policia heton për një vetvrasje të mundshme, pas vdekjes së tij qëndrojnë shumë dyshime. 42 vjeçari Price ishte i ngarkuar që të kordinonte misionin e ekipit Seal 4”, shkruan WO.