Lajçi: O Hashim, qysh më le në rrugë bre burrë?


Aktori Çun Lajçi nuk pajtohet me injorancën qe këtij po i bën kreu i Qeverisë Hashim Thaçi. Ky kërkon trajtim më dinjitoz duke i përkujtuar recitalin e plisit kur Thaçi e kishte cilësuar si akt më të fortë se 1000 ushtarët e tij.
Zotëri Kryeministër si mund të lihet në rrugë një artist? Aktori i njohur Çun Lajçi i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit prej të cilit kërkon që të merr pension sa e meriton.
 Lajçi ka shkruar në rrjetin social Facebook duke ia kujtuar kryeministrit Thaçi se në takimin e korrikut të 1999 i ka thënë për monologun “I kujt asht ky plis”, “ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë”. Kurse Lajçi i kundërpërgjigjet tani se si është e mundur qe një artist i tillë të lihet në rrugë dhe me një pension prej 100€.
Letra e plotë e artistit Çun Lajçi drejtuar kryeministrit Thaci :
“Zoti Kryeministër!
Në korrik të vitit 1999 më ftove në zyrën tënde dhe në praninë e Vlora
Çitakut,Ramiz Lladrovcit,tezakut tënd dhe Remzi Ejupit u ngrite në këmbë më një gotë vërë të kuqe e the:
“Çun Lajçi,më monologun tënd “I kujt asht ky plis” (ishte fjala për koncertin “Homazh për Kosovën”që u shfaq ato ditë ne TVSh)ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë,prandaj të thirra të ta them”
Dhe i cakrruam gotat.
A të kujtohet z.Kryeministër?
 Nuk e di,e the nga sinqeriteti apo nga euforia e Lirisë që na kishte kapluar të gjithëve në at korrik të 99-tës.
Tani ma thuani z.Kryeministër,si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100€, mua dhe shumë Duajen tjerë të teatrit të Kosovës!
 Ju lus,mos i tregoni Daçiçit së do kënaqet më gjendjen e mjerushme të artit teatral e filmik në Kosovë! Më rrespektin e atij “plisi të korrikut 1999″ shkruan Çun Lajçi.