Pyetje:
A konsiderohet çdo person që vepron një bidat si bidatçi dhe kur përdoret termi bidatçi mbi një person?
Përgjigje:
Parimi është se secili që vepron një bidat konsiderohet si bidatçi. Ky është parimi. Kush vepron një bidat, ai quhet bidatçi. Por nëse ai është i paditur, duhet ta mësojmë (këshillojmë) atë, dhe nëse pendohet nuk e quajmë atë bidatçi. Nëse ai këmbëngul në atë, ai quhet bidatçi në bazë të bidatit të tij.
Pra ai që këmbëngul të veprojë Mevludin apo ditëlindje të tjera, këtë (person) e quajmë bidatçi derisa të pendohet. Ai që këmbëngul të ndërtojë mbi varre, ta fal namazin mbi varre ose të ndërtojë mbi to xhami, apo lexon libra mbi to, këtë e quajmë bidatçi. Gjithashtu e quajmë bidatçi secilin që praktikon një bidat të ndaluar.
Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
“Kini kujdes prej gjërave të shpikura (risive), sepse çdo bidat është humbje.”
Dhe Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë në hadithin e saktë, që thuhet në hytben e xhumasë:
“Fjala më e mirë është fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe punët me të këqija janë punët e shpikura. Çdo bidat është humbje.”
Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
“Nëse ndokush e punon një vepër, për të cilën nuk ka argument nga ne, ajo do t`i refuzohet atij.”
Prandaj myslimani i nënshtrohet urdhrit të Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe e pohon atë çfarë Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë dhe paralajmëron prej bidateve dhe i quan njerëzit e saj (njerëzit e bidatit) bidatçi, derisa ata të pendohen tek Allahu i Lartësuar.
I padituri mësohet (këshillohet) dhe kush pendohet, Allahu e pranon pendimin e tij.
Imam:
Abdul Aziz Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)
Përshtati:
UdhezimidheDrita.net
Linku i Videos:
https://www.youtube.com/watch?v=EGCXWYGgvFg