Sulme kibernetike që shtohen, vjedhje nëpërmjet internetit gjithnjë e më shumë të sofistikuara, kërcënimi nga krimi kibernetik nuk ka qenë ndonjëherë më i rëndë, aq sa ekspertët nuk e përcaktojnë dot madhësinë e tij.
Të martën që vjen, hapet në qytetin francez të Lilës një forum ndërkombëtar i sigurisë kibernetike (FIC), një shkelje kjo e fundit shumë e vështirë për tu përllogaritur dhe për tu kapur.
“Statistikat nuk hyjnë në punë, shpesh herë duhet t’i shumëzojmë me dhjetë këto shifra sepse viktimat nuk janë të ndërgjegjshme se çfarë po u ndodh por gjithashtu sepse disa prej tyre, sikurse janë ndërmarjet, nuk bëjnë padi pasi kanë frikë se do të dëmtojnë reputacionin”, shpjegon ndihmëskoloneli, Philippe Mirabeau, i ngarkuar me misionin e sigurisë kibernetike pranë zyrës së përgjithshme të xhandarmërisë franceze.
Ndërkohë që statistikat nuk të japin mundësinë që të kuptosh dëmet që u shkaktohen çdo ditë ndërmarrjeve që duan të merren vetë me sigurinë e tyre duke hequr dorë nga të kërkuarit ndihmë tek forcat e rendit në rastet e sulmeve kibernetike.
Megjithatë, ato janë shënjestra kryesore e kriminelëve, madje edhe para institucioneve qeveritare, sipas një raporti të publikuar në prill nga kompania amerikane e sigurisë informatike, “Symantec”. /ATSH-AFP/






