Nga Agim Popoci
Qeveria maqedone dhe Banka Botërore po këmbëngulin në një pazar që shkatërron dibranët dhe rrënon ekuilibrat ekonomikë të shtetit shqiptar. Burimi i Radikës është vendi i krimit që po tmerron publikun dhe kryeministrat Rama, Thaçi e Gruevski. Ekspertët në Tiranë, Shkup, Peshkopi e Dibër flasin për pamundësi, ndërkohë që shqiptarët e Dibrës dhe Rekës betohen se do ta ndalin barrikadën që shkatërron historinë e të parëve të tyre
1912-në nuk e bëjn dot. As vitin 1992! Por i kujtojnë kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski kufirin te thana, dhe një vit që mund ta bëjn sa herë t’ia do zemra Knjaz Gruevskit: vitin 2001 .
Për Radikën flet sot e gjithë bota shqiptare, thonë dibranët, dhe është hera e parë që ndjejnë dorën e ngrohtë shqiptare; por, fatekqësisht, jo edhe atë të shtetit amë. Por Dibra do ta fitoj edhe këtë betejë, si shumë të tjera, dhe këtë histori duhet ta lexoj, jo vetëm Gruevski, janë të bindur dibranët nga të dy anët e kufirit. Me Bankën Botërore, rrëfen kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata janë konfliktuar që në takimin e parë, dhe jo vetëm sot, por edhe dje, ata ndër të tjera, një gjë nuk e kanë të qartë, si ndërtohet në Dibër pa i pyet dibranët, dhe ku, në Parkun Kombëtar?!
Por ja Knjaz Gruevski e ka vendosur vendin se ku të devijoj Radika, të mos derdhet në Drinin e Zi dhe pse jo, për gjatë rrugës të konfliktohet edhe me shqiptarët. Por për fatin e keq të Knjaz Gruevskit këtu nuk është Shkupi 2014, Car Dushanin se sjell dot aq sa edhe projektin e Bankës Botërore nëse vërtetë mendon ti përligj të gjitha konventat ndërkombëtare, florën dhe faunën e zonës dhe shkatërrimin e sërishëm të Dibrës.
Ku është Uraniku?! Këtë Banka Bankare edhe nuk mund ta dijë, por aty është Knjaz Gruevski që me të ngjashmit ndërtoi hidrocentralin e Shpiles, la zona të tëra shqiptare nën ujë, dhe sot sërish do të shkatërroj gjithçka shqiptare para se të ndërtoi; ndërtim i thotë Knjaz Gruevski, duke mos përfill një komunitet të tërë të Dibrës, florën dhe faunën, njërin ndër lumenjtë më të pastër në Evropë, tokën e bukës përreth, bujqësinë dhe blegtorinë, dhe, shtetin fqinj, me të cilin përveç të tjerash e lidhin konventat ndërkombëtare.
Tirana zyrtare ashtu si edhe Shkupi mund të heshtë ose të thotë se nuk ka projekt, por i shqetësuar është edhe kryetari i Peshkopisë, Ilir Krosi aty ku Knjaz Gruevski nuk dëshiron më të kaloi uji, sepse do ta devijon në lumin Vardar; për të shuar etjen Cari i tij Dushan, në Veles dhe Gjevgjeli. Gojët e liga thonë se do ta bëj Vardarin edhe të lundrueshëm, përveç se ti jap drita kësaj zone, që për inatin e grekut, këtë zonë të mbaruar edhe do ta zhvilloj. Si, e din vetëm ai por çfarë po bën ai në Dibër.
Gjjithçka u kuptua nga Banka Botërore kur përfaqësues të saj erdhën në Dibër së bashku me ata të ELEM-it. Nga 20 përfaqësues të Bankës Botërore dhe ELEM-it, që kishin arrdhur për të diskutuar për këtë çështje me kryetarin e Komunës Dibër, nuk ishte asnjë shqiptar, rrëfen Ruzhdi Lata i cili e pranon se i kishte përzënë pas sjelljes së tyre arbitrare.
Mirë ose keq, këtë nuk do ta vërteton koha, e ka vërtetuar, dhe janë dibranët ata që e vuajnë si Shkupin zyrtar ashtu edhe veprimet e tëra që për fat të keq i mbështesin ndërkombëtarët. Por jo vetëm ekspertët dhe shoqëria civile në Tiranë dhe Dibër, por edhe qytetarët kanë filluar ta humbin durimin. Avdyli 78 vjeçar, nuk e kupton pse duhet të vazhdohet me shkatërrimin e këtij vendi, si në kohën e Krajlit, Titos dhe sot Knjaz Gruevskit; por, sotë për fat të mire, Xha Avdyli thotë se gjërat kanë ndryshuar e nëse ky knjazi nuk beson: “Le ta provon!”
Të shkujdesur ka në mesin e të rinjëve, kot ju flet për troftën ose reqebullin, Rekën e keqe e adhurojnë ashtu si edhe Majën e Kërçinit, e dijnë dhe e kanë shkelur Pllocën e Kuqe për të shkelur në tokën shqiptare, po për devijimin…ncuk…por, aty është Arbëri, njëri prej 17 vjeçarëve që rrufitë kafenë në “Loung Bar Fusion”, I cili është I bindur se devijim nuk do të ketë: “Ishte dje një miku im nga Peshkopia dhe po më pyeste për Radikën. Nuk isha aq I informuar por babi më bëri rezil. Na sqaroi të dyve çështjen, e Admiri, shoku im nga Peshkopia na rrëfeu se në Tiranë po bëhet nami. Të rinjtë e kundërshtojnë këtë project…” dhe paprimtas ndërhynë Fjolla: “Po pse do ta merr Gruevski aq lehtë Radikën e ta çoj ku të doj, jo mor zotëri thuaj atij harroje…” dhe ndërsa rrufitja e kafesë vazhdon ata na sygjerojnë një vizitë në Velivar, Kishën e Mbigurit të ndërtuar në vitin 1020, dhe, kujdes çfarë thonë murgjit, se ata mendojnë se është kishë ortodokse maqedone, por jo, ishte dhe është shqiptare. Janë pra këta të rinjët shqiptar që për çështje hidro edhe nuk ja thonë, por vlerat e Dibrës i mbrojnë me fanatizëm.
Dhe bisedës i bashkangjitet edhe Maliq Disha nga kabineti I kryetarit të komunës, më flet për një ambientalist maqedon, Goce Lubinovski i cili më me kompetencë do të flas për dëmet që do të sjell ndërtimi eventual i këtij projekti në mendjen e Gruevskit i financuar me lekët e botës. Vjenë dhe Goce, nuk na duhet përkthyes, dhe si ambientalist që është, të mahnitë me gjuhën profesionale. Nuk ka patriotizëm, nostalgji, urrejtje ose partirëra! Shyqyr e takojmë edhe një të këtij lloji në Maqedoni, dhe ky ambinetalist nga Iniciativa qytetare, për dallim nga ana zyrtare e kryetarit Ruzhdi Lata ka 4 argumenta që kundërshtojnë këtë project: uji i pijshëm I Radikës - i kategorisë së parë, 250 specie të florës dhe faunës, trofta, 6 lloje të reqebullit( nga 9 sa janë botë), shkatërrimi i grykës së Radikës, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, ky lum është edhe neutralizator natyror që pastron edhe Drinin.
Drejt vendit të krimit
Është ora 07:10, Maliq Disha është shumë i saktë. Bëhemi gati dhe nisemi drejtë vendit ku po përgatitet krimi i Knjaz Gruevskit, pavarësisht se çfarë thonë zyrtarët nga Shkupi dhe Tirana. Jemi në kërthizën e Shqipërisë, siç thotë Ruzdi Lata , përreth Maja e Kërçinit është e mbuluar me borë ashtu si edhe Plloça e kuqe, por jo edhe rruga nacionale që të çon në Mavrovë. Dhe shumë shpejtë arrijmë te porta e Parkut Kombëtar. Mbresëlënse! Shohim orarin e gjuetisë, kafshët e këtij parku, dhe pranë urës, njëri që gjuan troftën, e cila për shumë pak kohë, Knjaz Gruevski thotë se nuk do ta gjuan më.
-Sapo erdha, jeni të hershëm ju nga Tirana, me buzë në gaz flet Bedriu. Nuk e ka me qejf kamerën, mendjen e ka te trofta, dhe është i mërzitur shumë me Grueskin, për të cilin thotë se nuk e ka kryeministër, kryeministri shqiptar gjithmonë ka qenë dhe është në Tiranë. Meqë për foto nuk është gati, bëjm pak hile, su bë qijameti, dhe syri i teknlogjisë sonë e kap nga ura. Ndërhynë Goce duke rrëfyer për sasinë dhe shijen e troftës së Radikës.
- Po kjo tabelë, pyes Maliqin i cili më thotë se kjo është ajo kisha për të cilën rrëfeu ai çuni në pub. Mrekulli! Duhet ta vizitojmë pavarësisht misionit tonë. Aty ku ishte shqiponja shqiptare, tashmë thjeshtë ka gurë, por uji rrjedh, i ftohtë dhe i pastër si kristali. Prifti kryesor nuk lejon kamera dhe fotoaparat dhe arsyet janë të shumëta. Kisha e Mbigurit është aty edhe pse ortodoks shqiptar nuk ka më në gjithë Rekën e epërme, ndërsa përballë, ndodhë çudia ballkanike: quhet Rekë e poshtme, me plotë shqiptarë, por janë musliman. E kjo është toka që e krasiti Knjaz Gruevski dhe vazhdon ta shkatërroj. Heqë nga faqja e dheut ortodoksët që flasin gjuhën e tij dhe Car Dushanit, por nuk e bën shkrumb e hi edhe gjithë zonën. Mbaron lufta dhe ortodsë shqiptarë nuk ka më, i kënaqur është Knjaz Gruevski sepse për të tjerët planet ishin të shumëta.
Futemi thellë në Parkun Kombëtar, aty ku Radika është gjithnjë e më e pastër. Normalisht nuk lejohet ndërtimi, por kjo vlenë vetëm për shqiptar sepse Knjaz Gruevski jo vetëm që do të ndërtoi por do ti prej edhe lumin shqiptarëve, si në Dibër ashtu edhe Shqipëri.
Dhe derisa Banka Botërore vazhdon e shfleton marrëzitë e Titos dhe Enverit, Shkupi zyrtar bëhet gati për goditjen e fundit të Dibrës, për ti lënë pa ujë, pra, pa jetë. Por për dallim nga rastet tjera, sot, jo vetëm Dibra por të gjithë shqiptarët janë senzibiluar dhe janë bëri gati nëse Knjaz Gruevski i bjen Radikës.
Ruzhdi Lata, kryetar i komunës Dibër e Madhe
Këshilli Komunal nuk ka asnjë disponim për të hyrë në negociata. Banka Botërore ka qenë vëzhgues. Sipas të dhënave tona, ata prej investimit janë tërhequr. Nuk është qëllimi vetëm tek prodhimi i rrymës elektrike, por është qëllim tjetër. Pikat e ujit të Korabit nuk do të vijë më në Shqipëri, por do të kthehet në Vardar. Mund të arrihet ajo që është folur dhe shkruar që Vardari të bëhet lum i lundrueshëm. Kemi arritur të bindim Bankën Botërore që ai është një investimi gabuar që kundërshtohet nga popullata.
Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Peshkopisë
Bashkia Peshkopi dhe qytetarët e Peshkopisë, janë sensibilizuar dhe janë në mbështetje të këtyre protestave. Këshilli i Bashkisë Peshkopi, ka miratuar një rezulotë për të përkrahur çdo protestë, çdo lëvizje që lufton kundër këtij projekti që është në dëm të gjithë Dibrës, por edhe të Shqipërisë.
Ing.Reshat Qorrmehmeti: Projekti parashikon tharjen e Radikës
Projekti maqedonas parashikon tharjen e lumit të Radikës, devijimin e degëve të saj nga shtrati i Radikës në shtratin e Vardarit. Kjo do të thotë që ky lum do të thahet. Një ndër pasojat më të mëdha është edhe mosrealizimi i projektit “Fusha e Dibrës”, që ne llogarisim të vadisim rreth 4 ha. Reka e vogël, është një degë e lumit të Radikës, e cila është e vetmja rrjedhje që do të mbetet pas devijimit të projektit. Nga dega e Rekës e në veri nuk do të derdhen më degë të lumit të Radikës, por ato do të derdhen në lumin Vardar.
Pak histori për Radikën
Radika është lum i cili buron në malin e Vracës, pjesë e maleve të Sharrit, në një lartësi mbidetare prej 2 200 m , në jugperëndim të Kosovës dhe pastaj në pjesën më të madhe rrjedh nëpër Maqedoninë Perëndimore. Radika deri te grykëderdhja e tij në Lumin Drini i Zi I cili ka një gjatësi prej 67km.
Lumi Radika nga burimi i tij rrjedh si një prrua malorë me emrin Guri i Zi, rrëzë malit Vraca, në pjesën jugore të Maleve të Sharrit, rrëzë majës malore të Vracës e Madhe( 2 582 m). Prroni Guri i Zi nga fillimi rrjedh në drejtim të perëndimit, nëpër trevën e Gorës, rreth malit Vraca për të vazhduar në jug drejt kufirit të Maqedonisë ku bashkohet me rrjedhen tjetër të quajtur Qafa e Kadisë dhe nga kufiri i Maqedonisë merr emrin Radikë, përkatësisht Radika e Epërme.
Radika e Epërme është e gjatë vetëm 8 km, dhe duke iu falemnderuar ndërhyrjes së njeriut tani pjesërisht i takon pellgut të Detit Egje, ndërsa rrjedha e poshtme e Radikës së Ulët rrjedh drejt Detit Adriatik. Në afërsi të fshatit Volkovë është ndërtuar sistemi i kanaleve i cili e merr nji pjesë të ujit dhe e dërgon në Liqenin e Mavrovës(tek fshati i Anovës së Mavrovës) më pas me tuba nëntokësor në lumin Vardar. Radika e Poshtme me një gjatsi prej 44 km rrjedh në drejtim jugor , vazhdon nëpër grykën e ngusht prej 1 km gjatësi ndërmjet Malit të Korabit dhe Deshatit nga ana perendimore dhe Bistrës.
Lugina e Radikës është jashtëzakonisht tërheqëse. Në këtë luginë është kisha e njohur e Mbigurit, në të cilën sot nuk ka as ortodoks shqiptar dhe as gjurmë kombëtare ndërsa quhet Manastiri i Jovan Bigorskit dhe aty shërbejnë murhët orotodks maqedonë. Pastaj është llixha termale dhe shëruese, Llixha e Kosovratës, me ujë të nxehtë prej 49 ° C, dhe me përbërje të madhe të squfurit. Në luginë shtrihen fshatrat piktoreske me arkitekturë origjinale popullore të Maqedonisë Perëndimore , siq janë: Bitusha, Janqe, Gari, Lazaropole etj . Pastaj Radika derdhet në lumin Drin, në jug të qytetit Dibër, përkatësisht derdhet pjesërisht në liqenin e Dibrës, e pastaj rrjedh si lumë me emrin Drin i Zi, në drejtim të Detit Adriatik .
* Në rrugën e tij rrjedhëse deri në Drinin e Zi , Lumi Radika merr katër degë të mëdha ; Ribnicën, lumin e Mavrovës, lumin e Zhirovnicës dhe Rekën e Vogël.
* Uji i Radikës është shumë i ftohtë , i pastër dhe i kthjellët, ka një ngjyrë të errët të gjelbër , për shkak se përbën sasi të konsiderueshme të karbonat kalciumit.
* Radika, në përgjithësi i takon pellgut të Adriatikut, pellgu i tij përfshinë një sipërfaqe prej 665 km ² , dhe nuk është i lundrueshëm .
* Lumi Radika ka potencial të madh hidroenergjetik, i cili pjesërisht shfrytëzohet në rrjedhën e sipërme të tij. Nëpërmjet kanaleve një pjesë e ujrave të Radikës drejtohen drejt liqenit të Mavrovës, të cilin e mbushin me ujë, dhe nga liqeni uji nëpërmjet kanaleve nëntokësore derdhet në lumin Vardar . Këtu është ndërtuar hidrocentrali Vërbes.
* Lugina e Radikës lidh qytetet e Maqedonisë perëndimore, Tetovën dhe Ohrin.
Si investon Banka Botërore brenda Parkut Kombëtar?!
Projekti i Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e një kapaciteti hidroenergjetik në fushën e Lukovës në Dibër, ku Banka Botërore paraqitet si kredituesi kryesor, këto ditë ka shkaktuar shumë polemika në opinionin e vendit por edhe në Shqipëri. Anjëra nga palët nuk e kundërshton ngritjen e sistemeve hidroenergjetike, por pala shqiptare ka ngritur shqetësimin për atë pjesë të projektit që parashikon që një pjesë e ujit të Radikës në vend që të përfundojë në Lumin Drini i Zi, përmes sistemit të kanaleve do të përfundojë në Lumin Vardar, përkatësisht në Detin Egje. Ky devijim i ujërave sipas ambientalistëve dibran dhe pushtetit lokal, do të ketë ndikim katastrofal për florën dhe faunën e rajonit më të gjerë, ndërsa në Shqipëri do t`i ulë edhe më shumë prurjet e ujit në kaskadat hidroenergjetike në lumin Drin. Dhe derisa komuniteti I Dibrës dhe Peshkopisë është shprehur dukshëm I shqetësuar për këtë project, Tirana dhe Shkupi zyrtar deklarojnë se nuk ka as project dhe as vend për shqetësim, Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Tatiana Proskuryakova jo vetëm se bën të ditur që ka project por flet edhe për detajet teknike të projektit energjetik në Fushën e Lukovës, i cili parashikon devijimin e lumit Radika. Proskuryakova, për të përditshmen e Shkupit "Koha" thekson se Banka Botërore do të vazhdojë takimet me të gjithë aktorët e interesuar gjatë shqyrtimit të projektit dhe do të sigurojë që projekti është në përputhje me politikën operacionale për projekte ndërkombëtare të rrugëve ujore.
Deri ku janë bisedimet me Qeverinë e Maqedonisë lidhur me projektin “Fusha e Llukovës”. Sipas disa informacioneve Banka Botërore në një rast ka refuzuar këtë projekt për shkak të mundësisë së ndikimit negativ në ambientin jetësor dhe të biodiversitetit në rajonin e Dibrës?
Me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, ne kemi rënë dakord për të vlerësuar mbështetjen e mundshme për projektin “Fusha e Lukovës”, projekt ky i cili synon të rrisë varësinë e vendit ndaj energjisë së rinovueshme dhe të përmirësimit të kapacitetit të magazinimit të ujit, për të reduktuar vulnerabilitetin e saj ndaj luhatjeve gjatë reshjeve. Kjo do të përfshinte ndërtimin e një dige të ruajtjes me një rezervuar relativisht të vogël të ujit dhe të shoqëruar me një kapacitet të hidrocentralit. Një objektiv kryesor i projektit është që të rrisë efikasitetin me të cilin kapacitetet ekzistuese të hidrocentraleve funksionojnë në mënyrë që centralet e reja për prodhimin e energjisë nuk do të ishin të nevojshme. Sistemi energjetik i Maqedonisë aktualisht mbështetet në lëndët djegëse të fosileve edhe atë për 75 % të konsumit të energjisë elektrike. Qeveria është e përkushtuar për të përdorur më shumë energjinë e rinovueshme duke e reduktuar varësinë e saj nga importet jo të besueshme dhe shpesh të shtrenjta të energjisë. Ne mbështesim përpjekjet e Maqedonisë për të lëvizur sa më larg nga varësia energjetike nga karburantet fosile drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë siç janë hidrocentralet gjithnjë në përputhje me strategjinë e vendit.
A jeni njohur me reagimet e popullatës dhe OJQ-ve lokale në Dibër dhe Peshkopi të cilët fuqimisht e kundërshtojnë këtë projekt me pohime për ndikim negative ne biodiversitetin e rajonit me spostimin e rrjedhës së ujit nga Lumi Radika drejt Vardarit?
Banka Botërore është takuar me organizatat lokale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile gjatë disa viteve të fundit për të diskutuar shqyrtimin tonë rreth projektit “Fusha e Lukovës”. Ne do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë aktorët e interesuar gjatë shqyrtimit tonë të projektit. Konsultimi i ardhshëm publik do të mbahet në muajt në vijim për të diskutuar propozim vlerësimin për ndikimin mjedisor si dhe të ndikimit social. Banka Botërore nuk e mbështet zhvillimin hidroenergjetik në zonat ekologjikisht të mbrojtura. Edhe pse projekti i propozuar për Fushën e Llukovës është e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Mavrovës, ajo do të ndërtohet në një zonë të klasifikuar si zona e përdorimit të qëndrueshëm dhe jo në zonën e mbrojtjes strikte. Asetet hidroenergjetike kanë funksionuar në këtë fushë që nga viti 1957. Mbështetja e ardhshme e Bankës Botërore është në varësi të projektit i cili duhej projektuar ashtu që të përjashton zonat e mbrojtura. Për shembull, punimet në Luginën e Projfelit ishin të përjashtuara nga projekti i propozuar edhe atë në mënyrë specifike, për të akomoduar një zonë të mbrojtur.
Tirana zyrtare, përfshirë edhe kryeministri Rama kanë reaguar kundër këtij projekti duke deklaruar se nuk do të ketë projekt pa pëlqimin e institucioneve shqiptare?
Si pjesë e aktiviteteve përgatitore, Banka Botërore do të sigurojë që projekti është në përputhje me politikën operacionale për projekte ndërkombëtare të rrugëve ujore. Si e tillë, pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara do të merren në konsideratë, si të progresit të përgatitjeve të projektit dhe në përputhje të plotë me politikën përkatëse të Bankës Botërore.
EKSPERTËT: Radika në Vardar, e parealizueshme
Pellgu ujëmbledhës i lumit Radika ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë (treva e Dibrës) me kordinata gjeografike 41°33.1´ - 20°37.3´. Vendmatja hidrometrike Ura e Boskovit me kuotë 592.24 m mbi nivelin e detit është hapur në vitin 1958 (sipas buletineve Jugosllave).
Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës të lumit Radika sipas buletinit hidrologjik Jugosllav të vitit 1954 është F = 866 km2 në Urën e Gorenicki. Në vitin 1958 në Urën Boshkut u vendos vendmatja hidrometrike mbi lumin Radika me sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës F = 751 km2 dhe gjatësi L = 67 km.
Zanafilla e lumit Radika është përroi Guri I Zi i cili buron nga shpatet veriore të malit Vraca (në jug të vargmaleve të Sharrit). Përroi Guri I Zi merr drejtimin perëndimor dhe mbas 7 km ndërron rrjedhën në drejtimin jug-perëndimor.
Në bazë të disa studimeve maqedone rezulton se prurja mesatare shumevjecare e lumit te Radikës është rreth 25 m3/s.
Ndërhyrja njerëzore në lumin Radika
Në vitin 1949 krijohet liqeni artificial i Mavrovës (270 milion m3 volum dhe 13.7 km2 sipërfaqe liqeni)duke ndërtuar një digë. Me pas në vitet 50 krijohet një sistem ujor (bifurkacion) që kthen ujërat e Radikës në liqenin e Mavrovës dhe me anë tunelesh e kalojnë ujin nga liqeni i Mavrovës në hidrocentralet Vrutok e Raven për ta larguar përfundimisht në drejtim të lumit Vardar. Ndërtimi i kësaj kaskade hidrocentralesh është bërë në vitin 1957 dhe faza e dytë në 1973.
Në fund të lumit të Radikës është ndërtuar rezervuari i Dibrës për hidrocentralin e Shpiles në vitin 1969 (viti i funksionimit të hidrocentralit). Ka një volum 520 milion m3, nga i cili volumi i dobishëm është 223 milion m3 dhe sipërfaqja e vetë liqenit është 12.2 km2.
Marrëveshjet shqiptaro-jugosllave për Radiken
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, për ujërat kufitare, janë zhvilluar disa takime të komisioneve të përbashketa shqiptaro-jugosllave ndër vitet: 1947; 1956; dhe ajo e vitit 1962; Në mbledhjen e vitit 1962, u morr vendimi se do të merret uji nga pjesa e sipërme e Radikës në drejtim të lumit Vardar, me sasi të përgjithshme prej 250.000.000 m3 ose 8.00 m3/sek, në vit mesatar, (Pika 6. e konkluzioneve të komisionit dy palësh flet për lumin e Radikes).
Është e rëndësishme të përmendet fakti se tërësia e këtyre marrëveshjeve dypalëshe ndër vite, nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, mbi marrëveshjet ujore, nuk është sot adekuate dhe në përputhje me Konventat dhe direktivat ndërkombëtare të cilat kanë hyrë në fuqi pas viteteve ‘90.
Mund të përmendim Konventën për mbrojtjen dhe përdorimin e Ujërave ndërkufitare dhe liqeneve Ndërkombëtare, hartuar në Helsinki, me 17 mars 1992, si dhe referuar miratimit nga Komisioni Europian dhe Parlamentit Europian për Direktiven Kuadër të Ujin te 2000/60/EC
Po çfarë parashikon “Marrëveshja Shqipëri – Jugosllavi” e vitit 1962 dhe cila është situate aktuale. Sipas kësaj marrërveshje, parashikohej të merreshin 8 m3/s nga lumi i Radikës së Sipërme në drejtim të lumit Vardar; ndërkohë sipas informacionit të Korporatës Energjitike e Maqedonisë, ELEM pretendohet se aktualisht merren nga lumi i Radikes, mesatarisht 4.9 m3/s në vit, me maksimumin 20 m3/s deri në minimumin 0.4 m3/s. Fakti që pala maqedonase nuk e ka marre ujin e parashikuar në marrëveshjen e vitit 1962 u jep atyre “argumentin” që të hartojnë projektin e Fushës se Lukovës.
Projekti i Fushës se Lukovës
Ky projekt është prezantuar nga Korporata Elektrike e Maqedonisë, ELEM dhe mbështetet nga qeveria maqedonase, pra, është projekt shtetëror dhe është në kuadrin e Strategjisë Energjetike të Maqedonisë. Ideja e projektit ka filluar që në vitin 1989 dhe tani shteti maqedonas ka paguar 3 milion dollarë për përgatitjen e projektit në fazën e avancuar të gatshëm për të kërkuar një borxh prej 62 milion euro për hartimin e projekt fizibilitetit me mbështetjen e Bankës Botërore. Projekti ka dy faza:
1.Ndërtimi i një dige 71 m të lartë në pjesën e sipërme të Radikës, Fusha e Lukovës, në kuotën 1550 metra mbi nivelin e detit. Kjo digë do të mundësojë grumbullimin e 39 milion m3 ujë; 2.Ndërtimi i një kanali rreth 20 km të gjatë që grumbullon të gjithë ujerat që zbresin nga masivi malor i Korabit në një kuotë 1620 m mbi nivelin e detit. Ky kanal do i çojë këto ujera në rezervuarin Lukovës. Fillimisht është thënë se sasia e ujit që do të kaloje në rezervuar do të ishte 2.5 m3/s por nga të dhënat e përpunuar se fundi nga ELEM sasia e ujit shkon deri në 4.17 m3/s. Këtu ka një mospërputhje informacioni të marre nga ELEM. Jemi të mendimit se vlera 4.17 m3/s është vlera që ata mendojnë të jete pjese e këtij projekti. Perfitimi për ata është mjaft i madh.
Ujërat e këtij rezervuari do të shfrytëzohen disa here para se të derdhen në liqenin e Mavrovës dhe me pas në lumin Vardar. Poshtë kësaj dige do të ndërtohet në një faze të dyte një hidrocentral i ri (Guri I Zi fuqi 5 MË). Me pas ujerat do të kalojnë në hidrocentralin ekzistues të Verbenit (kuptohet që hec-i i Verbenit do të fuqizohet me tej) dhe pastaj kalojnë në liqenin e Mavrovës për tu mos u kthyer më në shtratin e Radikës
Konkluzione
Sipas ekspertëve, Prof.Dr.Molnar Kolanecit, Ing.Hidrolog, Tefik Jegenit dhe juristit Saimir Shatku, projekti për marrjen e 2.00 m3 uji nga lumi i Radikës për në Vardar është i parealizueshëm, si në aspektin tekniko-fizik ashtu edhe në aspektin e të drejtes ndërkombëtare të mbrojtjes së ujërave dhe liqeneve ndërkombëtare e ndërkufitare.