Britania e Madhe njihet për motin e saj të paqëndrueshëm. Kohët e fundit ajo është pushtuar nga reshje të shumta bore dhe shiu, si edhe nga temperatura që arrijnë dhjetëra gradë nën zero?
Disa të rinj në Guildford e ka shfrytëzuar më së miri përmbytjen e ndodhur në këtë zonë, pasi bëjnë sërf nëpër rrugë apo parkingje makinash të mbuluara nga uji.
Jorge Gill , 18 vjeç dhe Jack Hammersley, 24 vjeç, përdorin një çikrik i cili i tërheq më anë të një litari dhe ata më pas lundrojnë mbi ujë.
Veprimet e tyre i kanë habitur kalimtarët, të cilët janë duke u përballur me probleme të shumta, ndërsa dy të rinjtë kanë gjetur periudhën e përshtatshme për t’iu argëtuar. Të dy sëbashku duke marrë dhe dërrasat e sërfit me vete ata kanë shëtitur nëpër të gjitha ambientet e përmbytura.