A nuk ju duket se miqtë tuaj virtualë kanë qenë disi jo aktivë këto muaj? A shihni se njoftimet në “Facebook” sa vijnë e ulen? Nuk është e thënë që miqtë tuaj të jenë mërzitur me statuset apo postimet tuaja.
Duket se pjesa më e madhe e tyre nuk arrijnë dot të shohin statuset dhe postimet tuaja më të fundit, për shkak të disa ndryshimeve që “Facebook” i ka bërë panelit kryesor të përdoruesit.
Në këtë video shpjegohet se pse postimet tuaja, qoftë në profilin personal dhe qoftë në faqet e tjera që administroni nuk po marrin shikueshmërinë e nevojshme.
Ka aludime se ulja e shikueshmërisë së postimeve është e lidhur me fushatën me pagesë që po ndërmerr “Facebook” kohët e fundit.
Kështu, rrjeti social më i madh në botë kërkon t’i shtyjë administratorët e faqeve që të paguajnë në mënyrë që postimet e tyre të arrijnë shikueshmërinë tek një audiencë të caktuar.