Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të njohur në botë, falë ‘krijesës’ së tij Facebook. Por ka disa gjëra që shumica prej jush mund të mos i dini rreth Markut.
1. Ngjyrë-verbër
Mark Zuckerberg nuk e dallon dot ngjyrën e kuqe. Kjo është një nga arsyet pse Facebook është në ngjyrën blu.
2. Shumëgjuhësh
Mark di të lexojë dhe flasë pesë gjuhë – Anglisht, Hebraisht, Latinisht, Frëngjisht, dhe Greqishten e vjetër.
3. Një buzëqeshje perfekte
I ati i Markut ishte dentist, kështu që Marku nuk ka asnjë problem me kavitetet në gojën e tij.
4. Pa televizion
Sipas Markut, në shtëpinë e tij nuk gjëndet asnjë televizion. Ai thotë se TV-ja nuk është asgjë përveç diçkaje që të harxhon kohën kot.
5. Frikë publike
Marku është pak i ndrojtur kur vjen puna e mbajtjes së fjalimeve në publik. Por kjo është një gjë e keqe për të, pasi fjalimet në publik përbëjnë një pjesë të rëndësishme të punës së tij.
6. ZuckNet
Marku krijoi në 1996-n ZuckNet, i cili ishtë një shërbim mesazhi, ose ‘instant messenger’. Ky shërbim përdoreshe nga e gjithë familja e tij për të komunikuar.
7. Shpatat
Kur ishte në shkollën e mesme, Marku praktikonte shpesh herë shpatat.
8. Shakira
Mark ka një shije elegante kur vjen puna tek muzika. Atij i pëlqejnë shumë stilet e Green Day, Daft Punk, Lady Gaga, Jay Z dhe Shakira.
9. Kollaret
Mark i ka shumë qejf veshjen e kollareve dhe kostumeve në përgjithësi. Në 2009-n, ai veshi kollare çdo ditë për të gjithë vitin.
10. @finkd
Mark është regjistruar edhe në rrjetin social Twitter, me nofkën @finkd.
11. Novator i madh
Marku ka në emrin e tij rreth 50 patenta novatori, dhe pritet që ky numër të rritet.
12. ‘Vegjeterian’
Në 2011-n, Mark vendosi se nuk do të hante më kurrë mishin. Vetëm n.q.s ai do e kishte vrarë vetë kafshën, atëherë do e hante.
13. Marku dhe Bisha
Marku ka një qen të vogël të quajtur ‘Beast’, ose bisha në Shqip.
/TechSot.Al/