Ja cilat janë 10 profesionet më depresive

Nga kamerierët, punëtorët socialë e deri tek artistët dhe arsimtarët

Ka shkaqe të ndryshme të depresionit, ndërsa një nga shkaqet mund të jetë edhe puna të cilën e bëni. Në ditët e sotme, njerëzit janë të kënaqur që kanë një punë edhe pse nuk janë shumë të lumtur apo kalojnë momente shqetësimi psikologjik. Sipas psikologëve puna ka domethënie në kontekstin social, sepse ka një vend ku secili prej nesh mund të shkojë çdo ditë. Ky mund të jetë një shkak shumë i mirë kundër depresionit. Por nëse puna nuk sjell lumturi, mund të shkaktohet edhe depresion. Nga një studim i kryer është bërë një klasifikim i punëve më stresuese: Në vend të parë është asistenca ndaj personave në nevojë. Në vend të dytë është puna e kamarierit, të cilët shpesh fitojnë shumë, por kanë të bëjnë me njerëz me humor të ndryshëm. Në vend të tretë është puna e asistentit social. Nuk është e lehtë të gjendesh përballë fëmijëve që kanë pësuar dhunë seksuale apo situata tepër të vështira në familje. Herën tjetër kur të përdorni shërbimet e këtyre profesioneve, jini më të sjellshëm, më gazmorë, mos u shfryni në ta, bëjuni komplimente sepse depresioni është sëmundje serioze, ndërsa një fjalë e bukur mund ta ndihmojë me të vërtetë personin depresiv.


Kujdestarët dhe edukatorët
Kujdestarët dhe edukatorët janë në maje të listës së profesioneve më depresivë. Dita e punës përbehet nga të ushqyerit, larja dhe kujdesi për tjerët, të cilët shumë shpesh nuk janë në gjendje të shprehin falënderimin për shkak se janë shumë të vegjël apo të rinj, apo të vjetër dhe të sëmurë. Është stresuese dhe depresive të shikohen njerëzit që janë të sëmurë dhe të qëndrohet në një mjedis ku nuk ka energji pozitive.

Kamarierët
Punëtorët që shërbejnë ushqim dhe pije zënë vendin e dytë sa i përket depresionit. Ata shumë shpesh kanë rrogë të ulët, ndërsa puna është shumë lodhëse. Kjo shpesh është punë mosmirënjohëse, ndërsa njerëzit të cilët shërbehen mund të jenë përbuzës dhe mosmirënjohës.

Punëtorët socialë
Kjo e dhënë me siguri nuk ju befason. Ballafaqimi me fëmijët e lënë dhe të keqtrajtuar ose familjet në buzë të ekzistencës mund të jetë jashtëzakonisht stresuese. Punëtorët socialë shumë shpesh duhen të sakrifikojnë, të punojnë edhe jashtë orarit të punës. Shpesh punojnë edhe me rastet më të rënda të njerëzve, prandaj nuk është çudi që janë të ekspozuar ndaj stresit dhe depresionit.

Punëtorët shëndetësorë
Kjo përfshin mjekët, infermieret, terapeutët dhe profesionet e ngjashme. Ata çdo ditë ndeshen me sëmundjet, traumat dhe vdekjen. Botën më së shpeshti e përjetojnë si vend të pikëlluar. Punëtorët shëndetësorë shpesh nuk kanë orar të punës, me orë dhe ditë të tëra luftojnë për jetën e dikujt.

Artistët, argëtuesit dhe shkrimtarët
Këto profesione shpesh nënkuptojnë rroga jo të rregullta. Njerëzit që merren me këto punë janë jashtëzakonisht kreativë dhe dihet fakti që njerëzit kreativë janë më të prirë ndaj depresionit se të tjerët për shkak të arsyeve akoma të panjohura. Ata shpesh vuajnë nga §rregullimi bipolar dhe §rregullimet e padiagnostikuara të disponimit.

Arsimtarët
Puna e arsimtarëve është gjithnjë e më kërkuese. Shumë punojnë pas shkollës, dhe pastaj edhe në shtëpi. Shpesh janë nën presion të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Kjo mund të jetë e vështirë për arsimtarët dhe të reduktojë efikasitetin e tyre në punë.

Personeli administrativ
Njerëzit në këtë fushë shumë shpesh përballen me pritje të mëdha nga eprorët dhe klientët. Mund të kenë ditë të paparashikueshme, të qëndrojnë më gjatë në punë për shkak të detyrave dhe afateve.

Punëtorët në mirëmbajtjen e instalimeve
Ata telefonohen vetëm kur di§ka shkon keq, por ata merren §do ditë me këtë gjë. Në parim nuk kanë orar të punës, dhe janë të paguar shumë pak. Shpesh punojnë vetëm, që mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Këshilltarët financiarë dhe kontabilistët
Njerëzit nuk dëshirojnë të merren as me financa të tyre, e lëre më me të huajat. Këshilltarët financiarë dhe kontabilistët udhëheqin qindra, mijërat apo edhe milionat e njerëzve të tjerë. Përgjegjësia e tyre është jashtëzakonisht e madhe, duhet të kenë kujdes se §farë do t’i këshillojnë klientët.

Shitësit me pakicë
Shumë shitës me pakicë punojnë me provizion, §ka do të thotë që të ardhurat nuk i kanë të sigurta. Disa udhëtojnë, shpesh kalojën kohën larg nga shtëpia, familja dhe miqtë. Të gjithë këto arsye janë të mjaftueshme për krijimin e depresionit.