Interesante: Erdogani mban fjalim përmes holografisë (Video)


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka mundur të marrë pjesë në takimin e partisë së tij në Izmir, kështu që vendosi t’ju drejtohet nëpërmjet hologramit të tij, shkruan gazeta turke Hurriyjet.
Mysafirët e tronditur të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, u habitën kur e panë imazhin 10 metra të lart të Erdoganit, si në skena të “Star Wars”.
“Ne do të shkojnë në votime, në hijen e sulmeve të cilat i kanë përgatitur rrjetet tradhtare. Apeloj te kandidatët për kryetarë të qyteteve të mos humbin kohë”, ka thënë kryeministri turk, transmeton Telegrafi.
Erdogani nuk është politikani i parë që ka përdorur hologramin. Narendra Modi, politikan indian, ka transmetuar hologramin e tij tek një turmë e mbështetësve në zgjedhjet e vitit 2012. Por, këtë shembull mund ta ndjekin edhe politikanët e padëshiruar në disa tubime, si p.sh. kryetari i Ukrainës – në rrugët e trazuara të Kievit. /Telegrafi/