“Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta sjellin në jetën tonë publike, në diskursin tonë publik, si një mënyrë tjetër jetese, mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës”. Kështu ka thënë intervistën dhënë gazetës “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.
“Këtë se çfarë unë po e them para jush, e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës, janë evropianë.
“Dhe axhenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës.





