Njeriu i paidentifikuar nga Zagrebi (50), në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2013 e detyronte robin e vet që të lyp nëpër rrugë, ndërsa ai gjatë asaj periudhe ka arritur të fitoj mbi 130 mijë euro.Nëse në fund të ditës ai nuk sillte aq para sa duhej, pronari e keqtrajtonte dhe e kërcënonte se do ta vriste dhe do ta hidhte me thes në lumin Sava. Robi i kishte të garantuara banesën, cigaret dhe bukën, kurse paratë e tjera i merrte pronari.
Prokuroria kroate ngriti një padi kundër këtij personi nga Zagrebi (50), i cili mbante si skllav një plak 67 vjec.






