Tri hipotezat per prejardhjen e emrit te Tiranes
1- “Tirane” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e permendur ne burimet e lashta greke dhe latine, qe vendasit e quanin Te Ranat, meqe fusha ishte formuar si rezultat i materialeve te ngurta qe sillnin ujrat nga malet perreth.
2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qene nje keshtjelle ne shpat te Malit te Dajtit. Edhe sot e kesaj dite ekzistojne rrenojat e kesaj keshtjelle te lashte qe daton ne fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet te kete qene keshtjella qe historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Keshtjella e Tirkanit.
3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjeter, “Tyros” qe do te thote bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqe ne fushen e Tiranes behej tregtimi i bulmetrave nga barinjte e zonave perreth.
Per here te pare emri i Tiranes ne formen e sotme permendet ne vitin 1418 ne nje dokument te Venedikut.
Per here te pare regjistrimi i tokave u be nen pushtimin otoman ne vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra te banuara me rreth 1000 shtepi dhe 7300 banore.
Ne shekullin XV njihen, siç permendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogel.
Ne regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranes rezulton me 110 qendra te banuara, 2900 shtepi dhe 20, 000 banore.
Tirana u themelua ne 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjine nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndertoi nje xhami, nje furre dhe nje hamam.
Dy shekuj me vone drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet me te vjetra te Tiranes kane qene ajo e Mujos dhe e Pazarit, te ndodhura sot ne zonen mes qendres aktuale dhe Rruges se Elbasanit, ne te dy anet e Lanes.
Ne vitin 1703, Tirana kishte 4000 banore.
Ne vitin 1769 treva e Tiranes eksportonte ne tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Ne vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banore.
Ne vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banore.
Ne fillim te shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrenje ulliri, 400 mullinj vaji, ndesa pazari i saj numeronte 700 dyqane.
Ne vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banore.
Ne vitin 1945 kishte 60.000 banore. Xhamia ne qender te Tiranes, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi te ndertohej me 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u perfundua me 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et’hem Beu, sternipi i Sulejman Pashes. Per te punuan mjeshtrit me te mire te Shqiperise. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u perfundua me ndihmat e familjeve te pasura te Tiranes. Montimi i sahatit u be nga familja Tufina. Me 1928 u ble ne Gjermani nga shteti shqiptar nje sahat modern dhe kulla u ngrit ne lartesine 35 metra. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Sahati u demtua, por u rivu ne pune ne korrik te vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shen Prokopit u ndertua ne vitin 1780.
Kisha Katolike e Shen Merise u ndertua ne vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakeve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rruges se Elbasanit), datojne ne fillim te shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashes, (prane monumentit “Ushtari i Panjohur”), eshte ndertuar ne vitin 1816.
Bibloteka u themelua ne vitin 1922 dhe kishte 5000 vellime.
Kalaja e Petreles ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton ne shekullin IV, para Krishtit. Formen e saj aktuale e mori ne shekullin e XIII nen sundimin e Topiajve dhe me vone kaloi prone e familjes se Kastrioteve.
Tirana u shpall kryeqytet i perkohshem me 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe perfundimisht e mori kete status me 31 dhjetor 1925.
Tirana eshte kryeqendra boterore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjte u ndaluan dhe perzune nga Turqia.
Plani i pare rregullues i qytetit u hartua ne vitin 1923 nga Estref Frasheri. Rruga e Durresit eshte hapur me 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshe”. Per ndertimin e saj u prishen shume shtepi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit me 1924 dhe fillimisht ka sherbyer si Klubi i Oficereve. Atje, me 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkine.
Qendra e Tiranes eshte projektuar nga arkitektet e njohur italiane te periudhes musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbreteror), godinat e Ministrive, Banka Kombetare dhe Bashkia jane vepra te tyre.
Bulevardi “Deshmoret e Kombit” eshte ndertuar ne vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Ne periudhen e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skenderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kultures, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombetare, u perfundua me 1963. Ai u ndertua mbi ish-Pazarin e Vjeter te Tiranes dhe tulla e pare u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov me 1959.
Monumenti i Skenderbeut, i ngritur me 1968, eshte veper e Odhise Paskalit, ne bashkepunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se heroit tone kombetar.
Monumenti “Nene Shqiperi”, 12 metra i larte, u perurua ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit” me 1971.
Akademia e Shkencave u perfundua me prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua me 1976 dhe ne te perfshihen rreth 3200 vepra te autoreve shqiptare dhe te huaj.
Muzeu Historik Kombetar u ndertua me 1981 dhe afresku ne pjesen ballore te tij titullohet “Shqiperia”.
Qendra Nderkombetare e Kultures, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u perurua me 1988. “Piramida” u projektua nga nje grup arkitektesh nen drejtimin e Pranvera Hoxhes dhe Klement Kolanecit.
Ne vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banore. Aktualisht, dyndja masive e banoreve nga gjithe pjeset e tjera te vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsine e Tiranes ne mbi 700.000 banore.
Ne vitin 2000 qendra e Tiranes, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skenderbej”, u shpall Ansambel Kulturor me vlera te veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po ate vit, ne kete zone filloi nje proces restaurimi i quajtur “Kthim ne Identitet”
Te dhena arkeologjike
Mozaiku i Tiranes eshte i vetmi monument arkeologjik brenda territorit te qytetit te Tiranes. Ne vitin 1972, gjate punes per ndertimin e pallateve te bllokut “Partizani” ne lagjen nr. 9 te qytetit te Tiranes, u zbuluan rrenojat e nje ndertese antike, njeri nga ambientet e te cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autoreve, kemi te bejme me nje qender fshatare te shekujve te pare pas Krishtit qe ne fillim te shek. III u zevendesua me nje vile fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me nje abside ishte ambjenti kryesor i saj. Autoret mendojne edhe qe ne shek. V-VI vendin e viles e zuri nje bazilike paleokristiane. Pjesa e germuar e monumentit u rrethua dhe u vu ne mbrojtje nga Instituti i Monumenteve te Kultures (IMK). Gjate viteve 2003-2004 punimet e sistemimit te rrugeve dhe instalimeve te ndryshme te bllokut “Partizani” zbuluan prane rrethimit te monumentit pjese te tjera te kompleksit. Me kryesoret ketu ishin vaskat e fermentimit te mushtit te rrushit, por edhe pjese te tjera muresh ne dy pika te ndryshme. Brenda ketij kompleksi u zbuluan tre stela varresh te periudhes romake. Germimet e fundit perforcuan mendimin se kemi te bejme me nje vile fshatare, nderkohe qe nuk eshte gjetur asnje e dhene per transformimin ne bazilike paleokristiane te mbeshtetur nga autoret e germimit te pare te viteve ’70. Ne menyre konvencionale, siti arkeologjik eshte emertuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranes”.
Pellgu i Tiranes
Shqiperia e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore te saj ofron nje pasuri te ndjeshme ne fushen e historise, administrimit, etnografise e trashegimise kulturore. Tipologjia e pergjithshme e zhvillimit te tyre eshte reale edhe per pellgun e Tiranes.
Tirana u themelua si qytet me 1614, por toka mbi te cilen u ndertua ka gjurme me te hershme banimi.
Gjurme te lashta banimi ne pellgun e Tiranes
Stacion paliolitik ne verilindje rreze malit te Dajtit. Shpella e Zeze ose ndryshe Shpella e Pellumbasit vendbanim i hershem qe deshmon mbi gjurmet e hershme te banimit ne kete pellg.
Kjo deshmi i takon zones perendimore te qendres te qytetit. Ajo paraqitet si nje ndertim me aks gjatesor, me drejtim perendim-lindje dhe perbehet nga naosi (salla) ne perendim. Ndersa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera jane te vendosur ne anen veriore.
Me interes per te gjykuar mbi zhvillimin e kesaj treve, ne veçanti per kete qender banimi fshatare ne rruget qe lidh Dyrrahin me Skampen, jane dy mozaiket, ai i naosit dhe norteksit.
Mendohet se godina eshte rrenuar ne periudhen e antikitetit te vone. Kemi te bejme me nje ndertese banimi te shek. II-III te eres sone te kthyer ne kishe gjate shekullit te IV-V, ne ndertese kulti.
Kalaja e Petreles
Kalaja e Petreles nga zbulimet e bera, eshte kala mesjetare e ndertuar ne kohen e sundimit te Perandorit Bizantin Justianit te I, ne shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe nje prej kalave te ngritura prej tij ne sistemin mbrojtes se Perandorise. eshte kala e ngritur mbi nje terren me shpate mjaft te pjerreta, madje nga ana jugore dhe juglindore te thepisura, te cilat e kane bere kalane shume te mbrojtur. Ajo u ngrit ne momentin kur Kalaja e Viles, kala antike, e cila ndodhet perballe Kalase se Petreles, e humbi rendesine e saj. Ajo u ngrit kryesisht per qellime ushtarake. Kalaja e Petreles kontrollonte rrugen Egnatia, dega Durres-Tirane-Elbasan, e cila per kohen kishte rendesi te veçante.
Ne fillim te shek. XIV-te ishte nen sundimin e Topiajve, ne ate kohe zoterues midis Matit e Shkumbinit, ne nje faqe te murit ruhet dhe emblema e pare e Topiajve.
Kalaja e Prezes
Barleti permend Prezen si qyteza e Parthineve. Fakti qe e permend Barleti tregon se ajo duhet te jete ndertuar para rrethimeve te Krujes dhe ndertimi i saj duhet te jete ne fillim te shek. XV nga Topiasit te cilet ishin zoteruesit e kesaj zone.
Me sa kuptohet, braktiset ne kohen e Gjon Kastriotit dhe vete i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bene disa riparime, ndermjet te tjerave u ndertua edhe nje xhami.
Sundimtaret e Pellgut te Tiranes
• Familja e Topiajve deri ne shekullin e XIV
• Familja e Kastrioteve deri ne shekullin e XV
Me vdekien e Skenderbeut, territoret e sundimit te tij me qender Krujen u tkurren u shpopulluan e deri u braktisen duke rimare format e niveleve te fshatrave. Ne keto rrethana fillon e i hapet rruge nje qendre tjeter, pesha e se ciles eshte shkallezisht ne rritje. Fjala eshte per Tiranen.
Sundimtare te Tiranes
Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)
• Sulejman BARGJINI -- PASHA
• Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)
• Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
• Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)
Nderpritet sundimi familjar i Bargjineve pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djale. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Kater vajzat e Bargjineve martohen me kater djemte e Kapllan PASHeS.
Qendra e Nen-prefektures Kruje-Tirane kalon ne Tirane me 1807
Sundim i fituar me martese me 1807
Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujes) (vdes me 1816 )
Sundimin e merr perkohesisht
• Haxhi Et’hem BARGJINI --BEJ
(nga fisi i Bargjineve por jo trashegimtar)
(Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanet rimarin pushtetin)
• Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
(Sundon nga viti 1822-1837)
• Ahmed TOPTANI -- BEJ
(I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
(Sundon nga viti 1837-1865)
Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese
Rritet roli qytetar i PARISe
Ne vitin 1865 u reformua administrata e Turqise duke u organizuar vilajetet,
Vilajeti i Shkodres -- ekujvalent -- Qarku i Shkodres
Sanxhaku i Duresit -- ekuivalent -- Prefektura e Durresit
Nenprefektura e Tiranes
Ky administrim vazhdon deri ne vitin 1912 me shpalljen e Pavaresise
Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur kete vit, 90 vjet te vendosjes se administrates lokale shqiptare