Grua dhe krua



Grua dhe krua! Sa afër njëra tjetrës për nga shqipëtimi. Ndërsa afër mund të jenë edhe për nga kuptimi. Pranë kroit mund të freskohesh e ta shuash etjen. Ngjashëm edhe pranë gruas. Ajo përmes fjalëve dhe veprave shëmbëllyese mund të të freskon e të ta shuan etjen. Kurse në anën tjetër, me ujin që rrjedh prej kroit mund ta vadisësh barin e keq, ngjashëm edhe me fjalët që gruaja t'i thotë enkas ty në intimitet, mund t'ia tregosh të tjerëve, duke mugulluar pastaj të keqen në familje dhe në shoqëri!

Burimi:Iljasa Salihu

Related Posts: