Ne jug te Shqiperise ose rruges per te kaluar per ne Greqi ju nuk do te lini pa vizituar qytetin si nje siluete e gdhendur ne shkemb.
Kjo eshte Gjirokastra keshtjella e argjende.Gjirokastra qe eshte ne krahinen malore jugore me siperfaqe 1137 kilometra katror dhe popullsi rreth 70.000 banor.
Me bukurine e maleve te larta dhe shkembore,ku nder kryesoret permendim: Cajupin-malin e gjere 1887m i larte, Bureto-Lunxheri 2155m, Dhembel-Nemercka 2485m.
Lumi Drine qe derdhet ne Vjose krijon nje lugine jashtezakonisht te bukur qe diferenzon peisazhin.
Zona e Gjirokastres ka tradite punimin e gurit.Gdhendja e pportave, shtrimi i rrugeve dhe ndertimi i mureve dekorative i cili eshte trasheguar brez pas brezi.Popullsia e Gjirokastres merret kryesisht me bujqesi dhe blegtori.Kohet e fundit gjat rrugeve kryesore eshte e zhvilluar vrullshem tregetia.Prodhimi i pijeve freskuese sidomos atyre qe kane si baze ujin mineral te Glines jane te njohura edhe jashte vendit.
Veq qyteti i Gjirokastres eshte relativisht i vjeter.Gjurmetme te hershme te jeteses i perkasin fillimit te shekullit te pare te eres sone, megjithate si emer Argyropol ajo del vetem ne vitin 1336.Nje qender me e vjeter se Gjirokastra ka qene Antigoneja shekulli 3 p.e.s ne jug te fshatit Saraqinisht.U zbulua ne kalane e Jermes dhe vazhdoi me restaurimin e portikut dhe mozaikeve.Nga skulpturat me mbreslenese te gjetura ketu permendet koka e nje sfinksi fantastik me krahe e cila e zmadhuar perben objektin kryesor ne hollin e muzeut kombetar, nje objekt tjeter me vlere eshte hedhesi i Diskut ne Bronx.Keto bashke me teatrine Sofratikes perbejne monomentet me interesante per tu vizituar ne periferi.Gjirokastra ne shekullin XIV ka qene qendra e feudaleve zenebish dhe me vone me pushtimin turk permendet si qender e sanxhakut te Delvines . Gjirokastra ka nxjerre disa figura te historise e shkences shqipetare si Bajo Topulli, Cerciz Topulli, Idriz Guri, Eqerem Cabej etj.
Gjirokastra eshte vendelindja e udheheqesit komunist Enver Hoxha dhe shkrimtarit me fame boterore Ismail Kadare.
Jo me kot Gjirokastra eshte e zgjedhur si qender e festivalit folklorik kombetar, festival qe zhvillohet ne sheshin e kalase duke mbledhur grupe qe perfaqesojne kulturen mbare shqipetare.
Krahina dhe qyteti i Gjirokastres kane nxjerre figura te politikes shqipetare duke qene vendi i Origjines se Adil Carcanit, Fatos Nanos , Aleksander Meksit dhe Bashkim Finos, qe te kater kryeministra…