Georgievski: ‘Maqedonia e Epërme’, opsion për zgjidhjen e emrit


Lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se opsioni “Maqedonia e Epërme” është bazë e mirë për bisedime rreth zgjidhjes së çështjes së emrit.
Sipas tij, konturet e zgjidhjes së problemit të lartpërmendur janë të qarta.
“Unë mendoj se propozimi i fundit i Methju Nimicit ‘Maqedonia e Epërme’ është një bazë e mirë për zgjidhjen e problemit të Republikës së Maqedonisë. Gjyshi i Aleksandrit të Madh ka  bashkuar Maqedoninë e sipërme dhe të poshtme. Cilat prej tyre janë më ‘maqedonase”, ka pyetur Georgievski.