Frika nga Shirku


Secili besimdrejtë, monoteist duhet të ketë frikë nga politeizmi, idhujtaria, shirku.

Nuk është mirë të thotë se unë e njoh teuhidin, monoteizmin, besimin e drejtë dhe nuk ka rrezik për mua nga idhujtaria, shirku, politeizmi.

Njeriu përderisa është gjallë duhet të frikohet nga sprovat dhe vështirësitë. Janë sprovuar liderët fetarë të popujve të mëhershëm, u kanë rrëshqitur këmbët, kanë devijuar dhe u ka përfunduar jeta me vepra të këqija, edhe pse kishin dituri! E çka të themi për tjerët?!

Pra, rreziku është i madh dhe askush nuk duhet ta ndiej veten të sigurt nga rënia në shirk e idhujtari.
Për këtë duhet të kërkon ndihmë nga Allahu dhe mbrojtje e udhëzim prej Tij:
رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا

“Zoti ynë! Mos na i devijo zemrat pasi na i udhëzove”.
I udhëzuari më shumë i frikohet devijimit pas udhëzimit, i frikohet rrëshqitjes së këmbës dhe përfundimit të keq.

Allahu na ruajt!

Burimi:Bekir Halimi