FOTO LAJM/ Zbulohet delfini i parë i lumit që prej 1918-ës


Shkencëtarët në Brazil kanë zbuluar të parin delfin lumi që prej fundit të Luftës së Parë Botërore.
Delfini ka marrë emrin Araguaia, sipas lumit ku u gjet.
Shkencëtarët thonë se ai është ndarë nga speciet e tjera të lumit dy milion vjet më parë.
Besohet se janë në total 1 mijë delfinë që jetojnë në basenin e këtij lumi.
Delfinët e lumenjve janë mes krijesave më të rralla në botë.
Deri më tani ishin të njohura katër specie të tilla dhe tre prej tyre janë në Listën e Kuqe, që do të thotë se janë në rrezik zhdukje.
Një prej tyre, delfini Yangtze në Kinë mendohet se është zhdukur që në vitin 2006.
Në Amerikën e Jugut janë dhe delfinët e lumit Amazon, që njihen edhe si boto apo delfinët rozë.
Ata thuhet se janë krijesat më inteligjente mes gjithë specieve të lumenjve.