Dje të ardhmen e mendonim më të mirë

Dje të ardhmen e mendonim më të mirë. Sot, që kjo ditë ishte deri dje e ardhme, po mendojmë se kishim qenë më mirë në të kaluarën. Nëse në të kaluarën nuk ishim gjithaq mirë u mishëronim me faktin se nesër do të jetë mirë. Kur e nesërmja e menduar dhe e pritur gdhiu në mesin tonë, filluam ta kujtojmë si gjithnjë e më të mirë të kaluarën! Kështu është kjo botë, mbase sikur të mos jetë kështu, atëherë çastet në vijim në këtë botë dhe në botën tjetër nuk do të ishin madhështore!

Burimi:Iljasa Salihu