Nganjëherë vetëm ndonjë fjali e bukur nga filmat mund të na frymëzojë dhe të na shpjerë në një udhëtim të paharruar dhe nostalgjik
Nga duzina e materialeve kualitative që na ka dhuruar arti i shtatë, në të vërtetë është vështirë të përzgjedhen fjalitë më të bukura nga filmat. Pasi është shfaqur, arti filmik ne na ka ofruar vërtetë shumë citate kulte të cilat janë bërë pjesë e kulturës tonë. Prandaj është shumë e vështirë që të bëjmë top listën e tyre, sepse ajo do të mbetej gjithmonë e paplotësuar. Sejcili ka favoritët dhe preferencat e veta, ndërsa ne po ju sjellim përzgjedhjen tonë të citateve më të bukura nga filmat, të ndërlidhura me jetën dhe dashurinë. Për disa prej tyre ndoshta keni dëgjuar, ndërsa disa mesiguri do t’ju duken më pak të njohura.
Shpresojmë se këto fjali nga filmat do t’ju insiprojnë që të dashuroni dhe të jetoni jetën me frymë të plotë.
“Mënyra e vetme që të jesh i lumtur, është të dashurosh. Nësë nuk dashuron, jeta do të të ikë para syve”
(Nga filmi “To the Wonder”)
“Pse aq shumë dëshiron të përshtatesh në këtë botë kur nuk je e lindur që të përshtatesh?”
(Nga filmi “What a Girl Wants”)
“Të dua. Për shkakun tënd jam ai që jam. Ti je çdo arsye, çdo shpresë dhe çdo ëndërr të cilën e kam patur ndonjëherë. Dhe pa marrë parasysh atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, çdo ditë që kaloj me ty është dita më e bukur e jetës. Përgjithmonë do të jem i yti”
(Nga filmi “The Notebook”)
“Shpresa do të të çlirojë. Njeriu i fortë do të shpëtojë veten, ndërsa njeriu i madh do të shpëtoj tjetrin”
(Nga filmi “The Shawshank Redemption”)
“Oh po, e kaluara nganjëherë dhemb. Nga ajo mund vetëm të ikësh ose të mësosh”
(Nga filmi “The Lion King”)
“Duhet shumë guxim që t’i kundërvehesh armiqve të tu, por duhet shumë më shumë guxim që të jesh përkrah miqve të tu kur ata kanë nevojë për këtë gjë”
(Nga filmi “Harry Potter”)
“Lloji më i mirë i dashurisë është ai që ngjall shpirtin dhe na bën që të kërkojmë më shumë, ndez zjarrin dhe zemrën, ndërsa trurit i falë qetësi. Këtë gjë ma ke ofruar ti, ndërsa unë shpresoj se do të mund të ta ofroj ty të njejtën gjë, përgjithmonë”
(Nga filmi “The Notebook”)
“Jeta ecën kryesisht shpejtë. Nëse kohë pas kohe nuk ndalon dhe shikon përreth vetes, atëherë jeta mund të të ikë”
(Nga filmi “Ferris Bueller’s Day Off”)
“Lumturia mund të gjindet edhe në momentet më të errëta, nësë kujtohemi të ndezim dritën”
(Nga filmi “Harry Potter”)
“Nuk e di a është jeta më e madhe se vdekja. Por e di se dashuria është më e mirë së që të dyjat”
( Nga filmi “Tristan & Izold”)
“Takon me qindra njerëz dhe asnjëri prej tyre nuk të ngacmon emocionalisht. Dhe pastaj takon një njeri dhe jeta jote ndryshon përgjithmonë”
(Nga filmi “Love and Other Drugs”)
“Humbjen e vërtetë mund ta ndjesh vetëm atëherë kur të dashurosh dikë më shumë se sa dashuron vetveten”
(Nga filmi “Good Will Hunting”)
“Merre dashurinë, shumëzoje me përjetësinë dhe barte në thellësitë e pafundësisë… dhe do të kesh pak qasje për të parë atë se çfarë ndjej unë për ty”
(Nga filmi “Meet Joe Black”)
“Kam patur mendime të tilla për të, mendime me të cilat nuk dija çfarë të bëj, ndërsa ai i lexonte të gjitha deri me një. Jam sjellur sikur të isha një femër krejt tjetër, por disi kam qenë më shumë vetvetja se sa çdoherë tjetër”
(Nga filmi “The Bridges of Madison County”)
“Unë? Unë kam frikë nga gjithçka. Kam frikë nga ajo që kam parë, çfar kam bërë, nga ajo se çfar jam. Ndërsa më shumë nga gjithçka kam frikë se do të dal nga kjo dhomë dhe asnjëherë në jetë më nuk do të ndjej këtë që ndjej ndaj teje”
(Nga filmi “Dirty Dancing”)
“Ekzistojnë zogj pendlat e të cilave janë tejet të shkëlqyeshme për të qenë në burg”
(Nga filmi “The Shawshank Redemption”)
“E urrej mënyrën me të cilën flet me mua dhe si e rregullon frizurën. I urrej këpucët e tua dhe mënyrën se si mi lexon mendimet. E urrej faktin që gjithmonë ke të drejtë. Urrej kur më detyron të qesh, në të njejtën mënyrë siç më bën të qajë. Urrej që nuk të kam pranë meje dhe faktin që nuk më je lajmëruar. Por më shumë nga të gjitha e urrej faktin që nuk mund të të urrej. Asesesi, as edhe një grimë, bash hiç”
(Nga filmi “10 Things I Hate About You”)
“Njeriu që ka thënë ‘Më mirë të jem i lumtur se sa i mirë’ është shumë i urtë. Njerëzit friksohen të pranojnë se pjesa më e madhe e jetës mvaret nga lumturia. Mund të jetë e tmerrshme kur të kuptojmë se sa gjëra janë jashtë kontrollit tonë. Ekzistojnë momentë në ndeshje futbolli kur topi bie në cep të shtyllës, në atë pjesë të sekondës topi mund të shkojë përpara ose të bie mbrapa. Me pak fat do të shkojë përpara dhe në këtë rast fitoni. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë humbisni”
(Nga filmi “Match Point”)
“Në botë ekzistojnë vetëm katër pyetje të rëndësishme: Çfarë është e shenjtë? Nga se është i bërë shpirti? Për çfarë ja vlen të jetosh? Për çfarë ja vlen të vdesish? Dhe përgjigja në të katër pyetjet është e njejtë: Dashuria!”
(Nga filmi “Don Juan de Marco”)
“Njerëzit dashurohen, njerëzit duan t’i takojnë njëri-tjetrit, sepse ky është shansi i vetëm për të qenë të lumtur. Ti veten e quan të lirë, të mrekullueshme. Dhe friksohesh aq shumë se dikush do të të fusë në kafez. Gocë, ti veç je në kafez. Vetë e ke krijuar… Ai përgjithmonë do të jetë me ty sepse ngado që të rrotullohesh nuk mund të ikësh nga vetvetja”
(Nga filmi “Breakfast at Tiffany’s”)
“Unë nuk e di kush jam. Unë jam si kjo macja këtu, majmun i paemër. Ne nuk i përkasim askujt dhe askush nuk na përket neve. Bile-bile ne nuk i takojmë as njëri-tjetrit”
(Nga filmi “Breakfast at Tiffany’s”)
“Jeta është ëndërr. Në ëndërr nuk mund të gabosh. Në ëndërr mund të jesh çfarë të dëshirosh”
(Nga filmi “To the Wonder”)
“Ma merr mendja se në fund e gjithë jeta bazohet në lëshimin e gjërave, por ajo që dhemb më së shumti është mungesa e kohës për t’u dhënë lamtumirën njerëzve që i duam”
(Nga filmi “Life of Pi”)
“Duhet të dashurosh, pa marrë parasysh a të pëlqen kjo apo jo. Emocionet vijnë dhe shkojën sikur retë. Por dashuria nuk është vetëm ndjesi, duhet të dashurosh. Kur të dashurosh me të vërtetë, paraqitet rreziku për mossukses, rreziku nga tradhëtia. Ke frikë se dashurai jote është zhdukur, ose ndoshta vetëm pret që të shndërrohet në diçka më të madhe. Ngjalle në veten tënde prezencën hyjnore e cila bën gjumë në të gjithë ne, në çdo njeri, në çdo femër. Njihne njëri-tjetrin në një dashuri të tillë e cila asnjëherë nuk ndryshon”
(Nga filmi “To the Wonder”)
“Kam dëshiruar të më duan, sepse kam qenë i madh. Njeri i madh. Por unë jam një asgjë dhe askushi. Shikone gjithë këtë lavdi rreth nesh. Drunjë. Zogjë. Kam jetuar në turp. I kam çnderuar gjithë këto gjëra. Dhe nuk e kam vërejtur bukurinë e jetës. Unë jam njeri i çmendur”
(Nga filmi “The Tree of Life”)
“Nuk mund ta gjesh dashurinë e vërtetë atje ku nuk është dhe nuk mund të fshihesh nga ajo atje ku është në të vërtetë”
(Nga filmi “Kissing a Fool”)
“Nëse e dashuron dikë mjaftueshëm, do ta lësh të shkojë. Nëse të kthehet, do të thotë se jeni të bërë për njëri-tjetrin. Nëse jo, do të thotë se asnjëherë nuk ka qënë më të vërtetë i yti”
(Nga filmi “Indecent Proposal”)
“Ekzistojnë miliona njerëz në këtë botë, por në fund gjithçka na lidh me një njeri të vetëm”
(Nga filmi “Crezy Beautifol”)
“Kur të kuptosh se pjesën e mbetur e jetës do ta kalosh me një person të caktuar, do të dëshirosh që ajo pjesë e mbetur e jetës të fillojë sa më parë”
(Nga filmi “When Harry met Sally”)
“Ndihmoji të tjerët. Ofroju dashuri të gjithëve. Çdo gjethi. Çdo grrimce drite. Fal.”
(Nga filmi “The tree of Life”)
“Të ndjej aq afër. Gati sa nuk të prek. Gjithmonë ekziston ajo gjëja e padukshme të cilën e ndjej aq fort, diçka që neve na lidh aq fuqishëm. E dua këtë ndjenjë. Edhepse nganjëherë më bën të pikëlluar, edhepse nganjëherë qaj për shkak të saj. Aq e fortë është ajo ndjenjë që të përkas”
(Nga filmi “To the Wonder”)
“Frika është kundërshtari i vetëm i jetës. Vetëm frika mund ta mund jetën. Shumë shpejtë sjellim vendime të pamenduara. I largojmë nga vetja aleatët tanë të vetëm: shpresën dhe besimin. Dhe e mposhtim vetveten. Frika, kjo përshtypje e zakonshme, na ka mundur ne”
(Nga filmi “Life of Pi”)
“A e di atë vendin ndërmjet ëndërrave dhe realitetit ku ende vazhdon të ëndërrosh? Atje do të të dua përgjithmonë, atje do të të pres përgjithmonë”
(Nga filmi “Hook”)
“Të garantoj se do të kemi çaste të vështira. Të garantoj se herët apo vonë njëri nga ne do të dëshirojë të ikë. Por gjithashtu të garantoj se do të vuaj gjithë jetën nëse nuk të kërkoj të jesh e imja. Sepse thellë në zemër e di se ti je ajo e vërteta për mua”
(Nga filmi “Runaway Bride”)
“Dashuria është pasion.Opsesion. Diçka pa të cilën nuk mund të jetohet. Diçka për të cilën të shembet truallu nën këmbë. Gjeje dikë që do ta dashurosh çmendurisht dhe i cili njësoj do të të dashurojë ty. Dëgjoje zemrën tënde. Jeta pa këtë nuk ka kuptim. Të udhëtosh nëpër jetë pa dashurinë e vërtetë është sikur të mos kesh jetuar fare. Duhet të provosh, sepse nëse nuk provon, atëherë as që ke jetuar”
(Nga filmi “Meet Joe Black”)
Femra






