Burg për gardianen, ra në dashuri me të burgosurën

Një oficere burgu, grua, u dënua me 8 muaj burg nga një gjykatë në Angli pasi u shpall fajtore për lidhjen e dashurisë me një femër të dënuar për vrasje.
25-vjeçarja Sophia King-Chinnery, kishte krijuar një lidhje lezbike me të burgosurën Sarah Anderson gjatë kohës që ajo vuante dënimin në burgun ku ajo punonte si gardiane. Sarah e dënuar me 15 vjet për vdekjen e një çiklisti, kishte mbajtur për muaj të tërë një telefon në burg me të cilin komunikonte me të dashurën  e saj oficere.
Gjykata kishte si prova letrat e dashurisë dhe mesazhet në telefon për dënimin e oficeres së burgut. Gjykatësi tha se besonte se lidhja kishte qenë më tepër se sa vetëm emocionale- romantike, ndërsa i bëri të ditur oficeres se ka shkelur kriteret kryesore të punës së saj duke krijuar lidhje me një të burgosur.