Zyrtarisht funksionarët e partisë pohojnë se ato janë masa disiplinore ndaj anëtarëve të partisë më qëllim që të përqendrohet vëmendja në mbledhje. Mirëpo jo zyrtarisht mësojmë se këto masa më tepër merren për arsye sigurie, të cilat udhëheqësit e partive i ndërmarrin që të mos përgjohen e
incizohenAsnjë anëtarë i Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nuk mund të hyjë në mbledhjen e partisë me telefon celular, lap-top, tabletë dhe aj-pad. Po ashtu edhe në zyrën e kryetarit të kësaj partie takimet zhvillohen pa telefona dhe pajisje të tjera elektronike.
Vendimin e ka sjellë lideri i partisë Ali Ahmeti dhe në mbledhjen që u mbajt para pak ditësh të gjithë anëtarët e kryesisë qendrore i kanë lënë pajisjet elektronike në sandëkët para sallës së mbledhjes, e më pas kanë hyrë në mbledhje.
Po përse vallë, vendosen këto masa? Për të disiplinuar anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, apo për arsye sigurie?
Zyrtarisht partitë pohojnë se ato janë masa disiplinore ndaj anëtarëve të partisë më qëllim që të përqendrohet vëmendja në mbledhje. Mirëpo jo zyrtarisht mësojmë se këto masa më tepër merren për arsye sigurie, të cilat udhëheqësit e partive i ndërmarrin që të mos përgjohen, incizohen dhe të mos shpërndahen informacionet para se të përfundojë mbledhja. Disa burime partiake thonë se shkak për ndalesën e përdorimit të lap-topëve, mund të jetë mungesa e koncentrimit të anëtarëve të kryesisë BDI-së gjatë mbledhjeve partiake. Sipas tyre, shpesh herë disa anëtarë të kryesisë së BDI-së, në vend se të merren me temat e mbledhjes, janë marrë me facebook-un, në garë se cili prej tyre do t’i tregojë i pari kryetarit të partisë se kush po e shan e kush po e lavdëron BDI-në në rrjetet sociale.
Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka thënë se kjo praktikë është vendosur për të mos defokusuar vëmendjen. “Përveç telefonave, në mbledhjet e partisë nuk lejohet që të përdoren edhe pajisje të tjera elektronike. Me këtë kemi vendosur një praktikë të re në parti, që mbledhjet të kenë siguri më të madhe, gjegjësisht të mos defokusohen funksionarët. Nuk ka debat konstituiv, nëse në të njëjtën kohë cingëron telefoni I disave dhe çohen dhe e lëshojnë hapësirën e mbledhjes”, ka thënë Grubi, për “Dnevnik”. Ai ka vërtetuar se kjo masë është për arsye sigurie, por mohon se ajo merret për shkak të mosbesimit ndaj bashkë-partiakëve.
Analisti Ramadan Ramadani mendon se masat e sigurisë që i ka vendosur BDI-ja mund të jenë vendosur për të bërë një politikë autentike, larg syrit të VMRO-së, e cila paraprakisht me atë në MPB-së kontrollon shumë institucione. “Pajtohem se kjo mund të jetë një indikacion se BDI pas një kohe të gjatë mëton të bën një politikë autentike, ndoshta në lidhje ma kandidatin presidencial ose rreth shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe këtë gjë ka nevojë ta fsheh edhe nga ortaku i vet qeverisës DPMNE e cila partiakisht i kontrollon shumë institucione brenda MPB-së. Mundësia tjetër është që mbledhja ka të bëjë me diçka që ka nevojë të fshihet nga opinioni qoftë ai kombëtar shqiptarë e qoftë ndërkombëtarë, pasi shohim se kuadro të BDI-së kanë qenë të nënshkruar dhe të përfshirë në vendime me impakt në shtetet fqinje ose ndërkombëtar, siç është rasti me projektin Lukovo Pole dhe aferën e dikurshme, ende të pazbardhur të Magyar Telekom”, tha për “Lajm”, Ramadan Ramadani, analist nga Instituti "Nisma".
Me këtë vendim, BDI ndjek rrugën e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të cilët në mbledhjet me liderin e partisë, ose të Kryesisë Qendrore hyjnë pa celularë.
E vetmja që bën përjashtim është PDSH-ja, e cila nuk i kontrollon anëtarët e kryesisë Qendrore, nëse janë me telefona, ose pa to./Lajm