Barack Obama e Michelle në krizë? Thashetheme në Shtëpinë e Bardhë

Krizë në Shtëpinë e Bardhë? Sipas thashethemeve më të fundit, Michelle e Barack Obama po kalojnë një moment të vështirë dhe se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë.
Sipas ‘National Inquirer’ historia ka nisur gjatë udhëtimit të presidentit amerikan në Afrikën e Jugut për funeralin e Nelson Mandela. Thuhet se Obama ka shkëmbyer disa shikime nënkuptuese me kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt, gjë që nuk ka mbetur pa u vënë re nga Michelle. Madje thuhet se çifti Obama fle në dhoma të ndara.