Vala e ngrohtë që e kaploi Australinë shkaktoi “shi” të vërtet të lakuriqëve të ngordhur në disa qytete në verilindje të vendit.
Sipas gazetës “Telegraf” rreth 100.000 lakuriq kanë rënë dhe ngordhur nëpër drunjtë dhe tokë, duke përhapur erë të padurueshme.
“Pasi zhiva e termometrit tejkalon 43 gradë, lakuriqët fillojnë të bijnë nga qielli”, deklaroi përfaqësuesi i organizatës lokale për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Punonjësit shëndetësor i paralajmërojnë banorët të mos i prekin lakuriqët për shkak rrezikut nga infektimi.
“Është shumë e rëndësishme të mos preken kafshët për shkak të rrezikut nga tërbimi”, theksoi një përfaqësuesi i shërbimeve shëndetësore të shteitit Kuinslend.
Era e cila po përhapet nga kafshët e ngordhur i shqetësoi banorët e Brizbejnit dhe të disa qyteteve të tjera.
Autoritet ndërkohë, kanë dërguar ekipe speciale për largim të organizuar të kafshëve të ngordhura nga zonat e banuara.






