Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë
Ata erdhën. Na gëzuan. U mishëruan me gjendjen tonë. Na kuptuan e nuk na qortuan për asgjë. Kaluam shumë mirë. U lumturuam, ashtu siç ngazëllehet rrënja e shkulur në rast takimi me dheun. Biseduam e debatuam. U pajtuam e nuk u pajtuam ndonjëherë në mendime, megjithëkëtë, mbretëronte gjatë tërë kohës hareja, humori, gurra e të qeshurave e rrebeshi i këshillave. Sikur i thamë njëri-tjetrit, ah sa mirë qenka të jetohet në dheun e babës dhe atë të nënës, por ja që valët e jetës me lejen e Zotit, deshën që dikush atje të jeton e dikush këtu të rron për të mbijetuar më shumë. Mirupafshim vëlla, mbesa të bukura e shëmbëllyese të dashurisë familjare dhe kunatë bamirëse, ju falënderojmë për çdo gjë, Zoti ju gëzoftë në këtë botë të përkohshme dhe në atë të përjetshme!
Burimi:Iljasa Salihu
Home »
Ese
,
Hartime
,
Iljasa Salihu
» Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë