A.Saudite: 4 miliardë dollarë Egjiptit

Arabia Saudite pritet që t’i dhurojë Egjiptit mbi 4 miliardë dollarë shtesë në ndihma, për të formuar depozitat e bankës qendrore dhe prodhimet e naftës, lajmërojnë mediet lokale të enjten.

Sipas gazetës shtetërore Al Ahram, pakoja e ndihmës do të merrë vulën përfundimtare javën e ardhshme.
Duke cituar burime anonime, ky medium shkruan se gjatë javës së ardhshme kryeministri i përkohshëm egjiptian Hazem el-Beblawi pritet të vizitojë mbretërinë saudite për të diskutuar në detaje ndihmën shtesë. /Kosova/