Në minierën e famshme ‘Cullinan’, në Afrikën e Jugut së fundmi është gjetur një diamanti i rrallë me ngjyrë blu. Zbulimi është bërë në veri-lindje të Pretoria, nga kompania “Petra Diamonds”, e cila ka zbuluar disa nga diamantet më të famshëm në histori.
Diamanti me ngjyrë blu, 29,6 karat sipas një vlerësimi paraprak mendohet se do të arrijë një vlerë prej 20 mln dollarësh.
Në të njëjtën minierë një vit më parë u zbulua një tjetër diamant i rrallë prej 25,5 karat që u shit për 16,9 mln dollarë.