10 personalitetet më të rëndësishme të 2013-s



Ja 10 personalitetet e vitit 2013, disa prej tyre kanë bërë bujë, disa janë mishërues të një lufte, të një evolucioni të rëndësishëm ose të një fenomeni në shoqëri.








EDWARD SNOWDEN Të gjithë dëgjojnë, të gjithë spiunojnë, nga përdoruesi më i panjohur i internetit deri tek telefoni i Angela Merkel. Edward Snowdeni, 30 vjeç, tregoi programin amerikan të përgjimit botëror të komunikimit dhe hapi një debat në të gjithë planetin mbi çështjen e mbrojtjes së jetës private. I shpallur tradhtar nga Washingtoni dhe i strehuar në Rusi, ai është për shumë një “sinjal lëshues”, një hero, mbrojtës i lirisë.

HASSAN ROHANI

I mbytur nga sanksionet ekonomike, Irani i hapet sërisht botës dhe rifillon bisedime me “Djallin”, Amerikën, duke hequr dore pjesërisht nga programi bërthamor. Kjo lëvizje për të rihapur diskutimet në Lindjen e Mesme mishërohet në rrudhat e këtij besimtari 65-vjeçar të moderuar, pragmatik dhe i sprovuar, i zgjedhur në qershor si president i Iranit.

MALALA YOUSAFZAI

E shënjestruar nga disa vrasës ndërsa ajo kthehej nga shkolla, Malala Yousafzaï u shndërua në simbolin e luftës për arsimimin e vajzave në Pakistan, vendi i saj, gjithashtu edhe në Afganistan. Prej shumë vitesh, ajo ishte partizane e kësaj çështjeje duke krijuar një blog në BBC. I shpëton vdekjes falë kirurgëve britanikë, ajo i habiti të gjithë me vendosmërinë, me pjekurinë dhe qartësinë e mendimit të saj, ndonëse ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo e përdor këtë famë të papritur që mori për të shtyrë pak më shumë çështjen e vajzave në Pakistan dhe Afganistan.

PAPA FRANÇESKU

Kur doli në ballkonin e Shën Pjetrit më datë 13 mars, ishte një habi e vërtetë por edhe një tronditje. Një papë argjentinas, Jorge Bergoglio, u zgjodh. Një papë shumë i ndryshëm nga paraardhësit e tij, shumë më afër, shumë më i arritshëm, por gjithashtu një folës shumë i mirë, ai duket se është gati të ballafaqohet me çështjet delikate që papët e tjerë preferonin t’i evitonin dhe ishte i aftë që të rrikthejë shkëlqimin e Kishës përpara besimtarëve katolikë dhe jo vetëm.

EVAN SPIEGEL

Ai është ylli i ri që po ngrihet i rrjeteve sociale. Ndërkohë që rrjeti social Twiter bënte një hyrje të bujshme në bursë, kundërshtoi sikur të ishin asgë, tre miliardë dollarë të ofruara nga rrjeti Facebook që donte t’i blente programin Snapchat, një sistem që shërben për shkëmbimin e fotove dhe videove dhe që i fshin këto të fundit automatikisht brenda pak sekondash. Ky program është duke bërë buj[ tek adoleshentët.

BEN AINSLIE

I angazhaur në Kupën e Amerikës për varka me vela, Team Oracle USA kaloi nga një humbje e sigurt në një fitore spektakolare. Këtë parakalim, një nga të bukurit e botës së sportit, varka amerikane me vela ia detyron një britanikut, Ben Ainslie, katër herë kampion olimpik i thërritur për të shpëtuar skuadrën në mes të garës duke marrë në dorë aspektin taktik të ekipit. Pas tetë fitoresh, amerikanët arrijnë të ruajnë kupën duke mundur Zelandën e Re dhe mundën të bënin një kthim të situatës.

ADELE EXARCHOPOULOS

Ajo bër të kalojë një fllad emocioni mbi Festivalin e Kanës me rolin e vet tek “Jeta e Adèle”, film i Abdelatif Kechiche. Aktorja e re franceze, vetëm 20 vjeçe, në këtë film luan në rolin e një gjimnazisteje që dashurohet pas një vajze tjetër bashkemoshatare. Por një film mbi homoseksualitetin tashmë nuk bën asnjë jehonë që nga momenti që në Evropë dhe Amerikë ata kanë marrë të drejtën që të martohen. “Adèle” nuk është një film mbi seksualitetin, por një eveniment i rëndësishëm që thjesht tregon një histori dashurie të filmuar në mënyrën sa më natyrale.

CAMILA VALLEJO

Ajo është imazhi i ri, shumë fotozhenike, i lëvizjeve kontestuese shumëformëshe që shkaktojnë trazira në shumë vende të Amerikës Latine. Doli nga marshimi studentor në Liki në 2011, komuniste, ajo u zgjodh si deputetee në moshën 25 vjeçe. Socialistja Michèle Bachelet në të shkuarën ka qenë prudente duke mundur konservatoren Evelyn Matthei në një rajon ku femrat mbajnë postet kryesore në politikë si argjentinasja Cristina Kirchner dhe braziliania Dilma Rousseff.

PRINCI GEORGE


Popullariteti shumë i lartë që po njeh familja mbretërore angleze mishërohet tek një foshnjë mbretërore, princi George, dhe në rrugën pa gabime që po kryejnë prindërit e tij, princi William dhe bashkëshorja e tij Kate. George është i treti në radhën e trashëgimit të fronit, pas të atit dhe gjyshit të tij Charles i cili, në moshën 65 vjeç, pret ende kohën e vet. Në diapazonin e Windsor, familjet e tjera evropiane, si ajo e Belgjikës dhe e Holandës, kanë arritur ta rinovojnë imazhin e tyre./ ATSH/