Në një intervistë në Jamais Vu, përballë gazetarit Mustafa Nano, Rama fajësoi për mosmarrjen e statusit në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë, dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane.
Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar.
“Ka një problematikë për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama./respublica.al