Turqia dyfishon fondet për ndihma humanitare


Turqia ka shtuar ndihmat e saj në vende të ndryshme të botës,duke dyfishuar fondet e saj për vendet e varfëra në 10 vitet e fundit,sipas të dhënave zyrtare.
Turqia ka rritur aktivitetet mbështetëse humanitare dhe të zhvillimit në mbi 100 shtete në të gjithë kontinentet.
Sipas Drejtorisë së Koordinimit të Diplomacisë Publike ndihma e Turqisë drejt këtyre vendeve kap vlerën e 3.4 bilionë dollarëve.
Sipas të dhënave të shtetit turk ndihma financiare për zhvillimin e këtyre vendeve për vitin 2012 ishte 2.23 bilionë dollarë.
Turqia ishte në mesin e vendeve të OECD të cilat kanë dhënë ndihmën kryesore në zhvillimin e vendeve të ndryshme të pazhvilluara.
Sipas Asistencën humanitare Globale(GHA)në vitin 2012,Turqia u bë donatori i katërt më i madh i ndihmës humanitare në të gjithë botën ,duke kontribuar mbi 1 miliard dollarë.