ANKARA, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria turke islamiko-konservatore vazhdon edhe sot përballjen me “komplotin” për të cilët ky ëashtë skandalin politiko-financiar që i ka përbaltur dhe ka shkatuar një humbje prej 100 miliardë dollarësh për ekonominë e vendit.
Nën sfondin e një përmbysje të tregjeve financiare, kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka mbledhur për herë të parë ekipin e ri të ministrave, të ndryshuar menjëherë një javë pasi dhanë dorëheqjen tre ministra të prekur nga një hetim antikorrupsion që drodhi majën e Shetit.
Me të mbaruar kjo mbledhje mobilizuese, zëdhënësi i qeverisë, Bülent Arinç, sërisht ka denoncuar “një kurth të ngritur për të vënë në hije prestigjin e Turqisë brenda dhe jashtë vendit”.
“Flitet për një dëm që arrin më shumë se 100 miliardë dollarë”, deklaroi zëvendëskryeministri përpara mediave, duke iu referuar rënies që po pëson monedha dhe tregjet turqe për shkak të kësaj krize politike të paprecedent.
Por lira turke dhe bursa e Stambollit filluan sot të marrin pak frymë duke shënuar një rritje të lehtë.
Ministri i Financave, Mehmet Simsek, shumë optimist, “shpreson se do të arrihet një rigjallërim i shpejtë i tregjeve”, ndërsa kolegu i tij i ri, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, saktësoi se “do të ketë një kthim të tyre në normalitet deri në fund të javës”.
Por biznesmenët turq qëndrojnë shumë të shqetësuar për këtë gjendje.
Revista “Ekonomist” ka marrë në pyetje rreth një të tretën e tyre, përfshirë këtu drejtorë të shoqërive turke ose të huaja që veprojnë në Turqi, të cilët shprehin frikën se kjo krizë do të prekë fuqishëm ekonominë e vendit në vitin 2014, tashmë të prekur edhe nga kriza dhe politika monetare e FED-it amerikan.
Sikurse veproi Erdogani këtë fund javë, ministri i ri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala, e ka drejtuar gishtin sot nga vëllazëria e predikuesit mysliman, Fethullah Gulen, hetimi antikorrupsion i të cilit ka dërguar në burg rreth 20 personalitete të afërta me psuhtetin aktual.
Tendencë “autoritare”"Ky operacion është një tentativë për vrasje pak përpara zgjedhjeve, mund të themi gati një grusht shteti”, ka deklaruar Ala në të përditshmen proqeveritare “Sabah”
Prej shumë kohësh aleate e AKP-së, organizata Gulen, me shumë influencë në polici dhe drejtësi, i shpalli luftë qeverisë duke iu kundërvënë projektit të sajë për të mbyllur disa shkolla private që sipas lëvizjes përbënin një ushqim hyjnor për ekonominë.
Nëpërmjet një komunikimi për shtyp të Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, president i së cilës është Fethullah Gulen, vëllazëria siguroi sot se nuk ka asnjë armiqësi kundrejt AKP-së dhe përgënjeshtron të jetë një “shtet brenda shtetit” sikurse kishte deklaruar Erdogani.
Fondacioni ka shtuar gjithashtu se “është shumë e shqetësuar për tendencat autoritare të kryeministrit”.
“Është e dukshme që në Turqi, qeveritë e implikuara në korrupsion kanë humbur çdo lloj besueshmërie dhe të gjitha pikët”, vazhdon fondacioni.
Manifestimet antikorrupsion të se premtes në mbrëmje, të shtypura dhunshëm në Stamboll dhe Ankara, arritën të mbledhin vetëm disa mijëra persona në disa dhjetra qytete, shumë larg nga turmat gjigante të muajit qershor, por kryetarët e opozitës kërkojnë çdo ditë dorëheqjen e Erdoganit.
“Është hera e parë në historinë e Republikës Turke që një kryeministër mbron hajdutët”, është shfryrë kështu kryetari i Partisë Republikane të Popullit (CHP), Kemal Kiliçdaroglu.
Ndërsa homologu i tij ultranacionalist, Devlet Bahçeli, ka akuzuar se “Erdogani po pengon drejtësinë dhe policinë të bëjnë punën e tyre”.
Që nga fillimi i skandalit, qeveria ka shkarkuar nga detyra disa dhjetra kuadro të hierarkisë së lartë të policisë, të akuzuar se janë pranë lëvizjes Gulen, dhe ka emëruar prokurorë të rinj për të inkuadruar dhe kërcënuar ata që drejtojnë hetimet.
Sot, zëdhënësi i qeverisë ka premtuar se ”do të bëhet gjithçka është e nevojshme, juridikisht dhe ligjërisht, kundër atyre që abuzojnë me postin që kanë”./
/G.S/