Tiranë, alarm për bombë në selinë e kryeministrisë


Një alarm për vendosjen e një lënde eksplozive në godinën e kryeministrisë ka ngritur në alarm forcat e policisë së Tiranës. Rreth orës 9 e 20 minuta, policia ka marrë një telefonatë për vendosjen e një bombe në godinën e Këshillit të Ministrave. Pas kësaj telefonate është dhënë alarmi dhe është evakuuar personeli i kryeministrisë. Forcat e policisë kanë nisur më pas kontrolle të imtësishëm për të verifikuar gjendjen në godinën e Këshillit të Ministrave, që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.