Tiparet dalluese të ziliqarit (smirëziut)



Nakarmëdhenjtë janë të shumtë që janë afër dhe rreth teje. Ata janë të shqetësuar për dallimin dhe epërsinë tuaj, krenarinë e orientimit tënd dhe vetitë e drejtimit tënd.
Kur nuk je prezent ata të përqeshin, tallen, nënçmojnë, tradhtojnë, komplotojnë, thurin, organizojnë, planifikojnë...
Zakoni dhe prirja e tyre është zbulimi i çarjeve dhe boshllëqeve, janë gjahtarë të gabimeve dhe rrëshqitjeve. E dëshirojnë fundosjen tënde dhe ndjellin e ndezin konfliktin.
Ata vazhdimisht gjurmojnë për të bërë keq, shpartalluar aftësitë tua, ngulfat ambiciet, përkufizimin e aktiviteteve dhe stopimin në rrugë.
Ata dëshirojnë të dobësojnë e të degradojnë. Gëzohen në humbjet tua dhe kur dominojnë mbi ty.
Prano ose moho (deshe apo nuk deshe) ata i gjen afër, qëndrojnë pran teje. Përpiqu që t’i mos marrësh parasysh gjuhët e tyre. Mos u dobëso me intrigat e tyre. Mos ia vë veshin gënjeshtrave të tyre. Mos e lodh mendjen me ata njerëz. Liroj me dashuri duke mos çarë kokën dhe ec rrugës tënde.
Ata të cilët të smirojnë trajtoj karburante për ecjen tënde sa më të shpejtë, rrit qëllimin tënde, përmirëson aktivitete, shton rezervën tënde, ngrit namin tënd.

Shqipëroi:
Ulvi Fejzullahu

Related Posts: