Abc News në shitje?! Ky është lajmi që qarkullon këto ditë nëpër korridoret televizive dhe biseda mes kolegësh mes mediave.
Abc News, televizioni informativ prestigjoz i grupit “Media6″, ku ka si aksioner Aleksandër Frangaj dhe biznesmenin e njohur Saimir Mane, diskutohet të jetë drejt shitjes.
Abc News, ka 3 vite eksperiencë në tregun mediatik, ku lindi pas shkrirjes së kanalit Telenorba. Edhe pse ende jo zyrtar si lajm, shumë zhurmë po bëhet në bisedat në ambjentet mediatike ku diksutohet shitja e mundshme e Abc News.
Kohët e fundit Media 6, hoqi dorë edhe nga gazeta historike Koha Jonë, e cila u ble nga themeluesi i saj gazetari Nikollë Lesi.
Abc News, është një ndër kanalet më të pakta ne vendin tonë që ka një cilësi të lartë te figurës dhe zërit, gjithashtu ka studiot levizëse dhe një ekip gazetarësh të përgatitur të cilët drejtohen nga Armand Shkullaku.






