Nga Reshat Nexhipi
E theksoj këtë, sepse, sa kam dijeni, një gjë e tillë, nuk gjindet në librat kushtuar nxënësve dhe studentëve shqiptare, ose mund të gjindet por pak a shumë tërthorazi. Vlerësimi që qendron në titull, qendron vetëm në librat e shkruara nga autorë të huaj, ose historianë shqiptarë që nuk kanë rënë nën ndikimin enverist. Mirëpo, këto libra, janë të dorës së dytë, sekundare, dhe si të tilla, të pa përfillura sa duhet, kryesisht nga historianët e diktaturës komuniste, të cilët kanë shkruar plot libra me vlerësime që nuk përputhen me këto të autorëve të sotëm, të cilat konsiderohen për trillime, mitologjike etj, vetëm e vetëm për të mos i hedhur në koshin e plehrave librat e tyre të shkruara në kohën e diktaturës. Për të qenë i sinqertë, edhe mua, disa hipoteza më duken të pa imagjinueshme, por që nuk kam fuqi për ti demantuar, sidomos ato të autorëve të huaj, të cilët nuk i kemi as vëllezër as kushërinj të parë që vlerësimet e tyre t’i quanim subjektive. Ata, pra, nuk kanë ndonjë interes që të ngrenë lart kombin ynë, duke nënçmuar vehten me vlerësime të cilat mund të jenë të pabaza, jo shkencore, me mashtrime të sajuara, etj. Kjo është një. E dyta, si mund të hidhen poshtë mendimet e tyre të cilët kanë doktoruar në universitete më prestigjioze të botës, disa janë edhe poliglotë të njohur etj.
Por, edhe sikur ndonjë nga këta autorë të jetë shqiptar, nuk mund ta quajmë subjektiv, siç është rasti me Dhimitër Pilikën, sepse është një ndër pellazgologët më të mirë, njohës i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave,5 të vdekura, etj. Si mund të mos pajtohemi me vlerësimet e Naim dhe Sami Frashërit, sidomos të të dytit, i cili konsiderohej njeriu më i ditur i Perandorisë osmane dhe si i tillë i kishte tëra dyert e institucioneve të hapura për hulumtim.
Autorët e huaj dhe tanët, që kanë shkruar për origjinën e shqiptarëve, i kam përmendur disa herë në shkrimet e mia, prandaj, kësaj rradhe, do theksoj vetëm disa prej tyre. Shkencëtari Niko Stilo,i cili mbi 30 vjet merret me parahistorinë, ka shkruar:,, Shqiptarët janë më të vjetër se toka, ata janë Pellazgë,,. Gjusepe Catapango: ,,Emri i perëndisë egjiptiane“Thoti, ka të bëjë me fjalën shqipe thotë,,dhe se “Ai perëndive u fliste shqip,”!
Disa autorë të tjerë, që kanë shkruar në favor të titullit të këtij shkrimi (Sipas alfabetit dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre): Dimitar Kamarda: Shqipja është gjuhë e perëndive (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 61,163 dhe 164 dhe një nga më të vjetrat në botë (Flaka, 7. 2. 2004); Edvin Jasques:“Ilirët dhe shqiptarët janë trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit (Fakti, 24. 5. 2004- Yllka Beçi) Man, studiues i njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”; Naim Frashëri: Shqiptarët janë bijt e pellazgëve, gjuha e sotme shqipe është pellazgjishtja, Leka i Madh është ,,Mbret më i madh shqiptar.... ,,.N. F. Vepra, 5, f. 203 dhe 205, Prishtinë, 1986); Harold Whitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe”; Serget Daucet:Leka i Madh-stërgjysh i shqiptarëve (Fakti,17.I,2005-Halit Hyseini); Xhorxh Fred Uiliams: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh...”.
Disa shënime të tjera,të prezentuara sipas alfabetit dhe poashtu, pa ndërhyrë në objektivitetin e autorëve të tyre. Afrika. Emri i këtij kontinenti, Elena Kocaqi, e nxjerr nga fjala shqipe frikë, për shkak të frikës të njerëzve nga egërsirat. Akili.Shkencëtari egjiptian Mathieu Aref, emrin i këtij trimi të pa zavendësueshëm, i dalë nga Lufta e Trojës, që në greqisht është Akileus, e lidh me fjalën shqipe ,,Aq ilehtë,, që do të thotë i shpejtë i aftë etj, ose qiell,etj. Aleksandria Emri i këtij qyteti të Egjiptit, sipas të njëjtit shkencëtar të këtij shteti, ka të bëjë me fjalën shqipe ëndërr, kurse emri faraon, për mbretërit e Egjiptit të vjetër ,lidhet me fjalët shqipe fara jonë. Athina.Ky emër ka të bëjë me fjalën shqipe e thëna, kurse qyteti para rreth 180 vjet, ka qenë fshat shqiptar-thuhet në një tekst të internetit. Azia. Emri i këtij kontinenti sipas Elena Kocaqit, ka dalë nga fjala shqipe zi, për shkak të ngjyrës së njerëzve. Bizanti. Ky emër i parë i Stambollit, sipas shkencëtarit francez Robert d’Angeli, ka të bëjë me fjalën shqipe buzë, formë buze. Elena e Trojës. Emrin e saj, Raobert d.Angelu, e lidh me fjalën shqipe e lënë nga mendja! Greqia.Mathieu Aref, emrin e këtij shteti e lidh me fjalën shqipe grua (MikeNët...f. 55,400)ose gra të bukura,sipas Aristidh Kolës (Diaspora, ,,Kombi,, Njujork, 1997, f.4 dhe 95) Himalajet - Emri i këtij mali ka të bëjë me fjalët shqipe mal maja (M. Aref, Shqipëria...f. 279) Homeri. Këtë emër disa shkencëtarë e lidhin me fjalën shqipe i mjerë, aludim ndaj verbërisë së tij,etj. Leka i Madh - Oficerëve të vet, u fliste në dialekt të vjetër shqiptar,, (Aristidh Kola,Gjuha e perëndiove...f.730, si dhe Robert d.Angelu, ,Enigma,, f. 224. Malta - Emrin e këtij vendi, Aristidh Kola,e lidh me fjalën shqipe mjaltë (Gjuha e Perëndive...f.76); Maqedonia - Emri i këtij shteti, pra edhe i popullit maqedonas, ka të bëjë me fjalën shqipe E madhe. .(Aristidh Kola, Arvanitët...f.105); Moskë - Emri i këtij kryeqyteti të Rusisë ka të bëjë me fjalën shqipe mushkë (M.Aref, Mikenët...f.288); Odisej. Emri i kësaj figure legjendare me famë botërore, ka të bëjë me fjalën shqipe udhëtar,për shkak të udhëtimeve të tij të gjata për në Luftën e Trojës dhe anasjelltas (M. Aref, Shqipëria..f.366); Parisi - Emri i kësaj figure legjendare lidhur me Luftën e Trojës,me origjinë ilire e ka marrë kryeqendra e sotme e Francës dhe ka të bëjë me fjalën shqipe i pari-thuhet në një tekst të internetit; Pella.Emri i këtij kryeqyteti të Filipit II, babajt të Lekës së Madh, ka të bëjë me fjalën shqipe pelë (Aristidh Kola, Arvanitët...f.105), pra vend kuajsh etj.
Pellazgu, nga i cili fituan emrin stërgjyshët tanë të parë-pellazgët, njihet si njeriu i parë në botë (Ibrahim Hoxha, Rrugës së Alfabetit shqiptar, Tiranë, 1986, f.17); Roma. Mathieu Aref, në librin “Shqipëria”, f.87 dhe 290 shkruan se emri i kësaj kryeqendre të sotme të Italisë, ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak,sepse themeluesi i saj Romuli e paka të tillë formën e kokës së tij.! Troja.Emrin e këtij vendi ku u zhvillua lufta e njohur, disa e lidhin me fjalën shqipe truall, kurse Robert d.Angelu, me fjalën tru (Enigma,f.117); Via Egnacia. Emri i kësaj rruge të famshme romake e ndërtuar në vitet 146-120- p.e.s.,sipas Mathieu Arefit ka të bëjë me fjalën shqipe i gjatë (,,Shqipëria,f. 81); Zeusi. Emri i kësaj kryeperëndi greke, ose “baba” i perëndive, lidhet me fjalën shqipe zë, zot (Spiro Kondo, “Shqiptarët dhe problemi i pellazgëve”, f.286), Ai ishte perëndi ilire (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102).Nëse kjo është e saktë, atëhere del se tëra perënditë e tjera-12 femra dhe 12 meshkuj, i takojnë racës shqiptare!
Shumica e autorëve të lartpërmendur, nuk janë shqiptarë, pra opinionet e tyre mund t’i quanim edhe subjektive dhe të mos u besonim. Megjithatë, në histori, pothuajse çdo gjë është relative, prandaj dhe ekspertët e periudhës antike, duhet t i zbardhin këto çështje, sa më parë aq më mirë, për të mos krijuar tensione të panevojshme ndëretnike ose ndërshtetërore, siç është rasti edhe me konfliktin midis Greqisë dhe Maqedonisë, për origjinën e Lekës së Madh etj, konflikt ky qesharak, sepse Leka s’është as njërës,as i palës tjetër,por i yni.

Marrë nga "zemrashqiptare.net"