Simpozium që hapi shtigjet e hulumtimit “Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”

Shkruan: Edibe Selimi-Osmani


Instituti për hulumtime shkencore ” Max Van Der Stoel”-UEJL, bordi organizativ  dhe shkencor i konferencës  prof.dr.Nasir Selimi-kryetar i konferencës,prof.dr.Ali Pajaziti-nënkryetar i konferencës,prof.dr. Xhelil Rufati –koordinator i konferencës dhe mr.sc.Rasim Zuferi-kordinator  i konferencës,nipërit  rekalinj, ku në hotelin  e fshatit  Leunovë, buzë liqenit të Mavrovës, organizuan në mënyrë të shkëlqyeshme   Koferencën Shkencore” Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”.
Për të parën herë  ligjërues  universitar, dhe ekspert të lëmijve të ndryshme të ardhur  nga qytete të ndryshme  të Maqedonisë, Shqipërisë,Kosovës si dhe studiues nga diaspora shqiptare, u mbajt  simpozium madhor që i dhan kësaj krahine   karakter shkencor duke i  shpalosur  sfidat  shumëdimensionale   të një populli autokton shqiptar i cili përballoi luftëra,tortura,djegije të fshatrave, shpërngulje me dhunë e tjerë.
Sejcili nga ligjëruesit dhan mbi të mundshmen duke i paraqitur kumtesat  në mënyrë sa më reale të argumentuara me literaturë të bujshme. Për një krahinë që meriton më shumë se kaq u përfshinë në Libin e Apstrakteve 49 kumtesa  të grumbulluara si guriçka lumi që hodhën dritë dhe lan gjurmë shkencore  mbi këtë krahinë e lanun pas dore.
Ishte  e arsyeshme të trajtohen tema shumëdimensionale për një zonë e harruar,rrallëherë e përmendur, që ndër shekuj këta anas janë përballuar me  sfida të shumta ,nga ata të natyrës religjioze, politike, historike, kulturore, ekonomike e tjera  .
Për hirë të asaj që nuk duam t’i lodhim lexuesit, shkëputim disa nga kumtesat edhepse e kemi vështirë t’i veçojmë  nga njëra tjetra.
Arkeologji
 Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe arkeologia e njohur prof.dr.Exhlale  Dobruna-Salihu,  në abstrakt bën fjalë për motivet  e diellit në monumentet mbivarrore të Dardanisë e më gjërë  të territorit ilir dhe trashëgiminë e tyre në monumentet e këtij karakteri deri në ditët e sotme-kryqet e varreve në disa treva të banuara me shqiptarë siç është edhe Reka e Epërme. Paraqitja e këtyre  motiveve  në këto monumente ka përmbajtje religjioze.Duke u takuar kulteve astrale,në mbarë territorin ilir që herë kishin të bënin me vazhdimësinë e ekzistencës së shpirtit në mes yjeve dhe,rrjedhimisht,besimin në jetën e amshueshme.Prania e tyre në kryqet e varreve te shqiptarët,flet se kemi të bëjmë me një vazhdimësi të lidhjes së ngushtë me kultin e pasvdekjes që prej kohëve të lashta midis ilirëve dhe shqiptarëve.  
Ishin historianët ata  që shpalosën të kaluarën e hidhur dhe plagët e pashëruara  të kësaj krahine.-Prof.dr.Fejzulla Shabani-me studimin Rezistenca e  shqiptarëve të Rekës kundër pushtuesit serb 1912-1913 . Kjo kumtesë ka të bëjë  me rezistencën e shqiptarëve të Rekës kundër pushtimit serb dhe formimi i grupeve të armatosura  në lufën për shpalljen e pavarësisë,në  luftërat ballkanike si dhe masakrat që janë bërë  ndaj shqiptarëve të këtyre trevave.Burrat e kësaj ane kanë qenë pjesë përbërëse e kryngritjes së Shtatorit  1913, ku shqiptarët e Rekës kanë qenë shumë aktivë në mbrojtje të kauzës.
-Ndër pjesëmarrësit zgjoi interes edhe kumtesa Betejat e mëdha mbi Mavrovë dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Rrekës e prof. dr.Vebi Xhemailit. Punimi në fjalë flet për kontributin e çmuar të shqiptarëve të Rekës në mbrojtjen e tokave  amtare kundër forcave serbe që gjithnjë kanë ataktuar  viset shqiptare me tërë arsenalin,duke lënë pas vetes shkrumb e hi e duke ndikuar kështu në zhvedosjen e popullatës  vendore.
- Kryengritja e viteve 1913 në Dibër dhe krimet në Rekën e Epërme, -prof.dr. Liman Rushiti,duke u mbështetur në të dhënat  autentike arkivale nga literatura e shfletuar por  dhe nga shtypi i kohës shkruan  si reagim ndaj veprimeve të shumta kriminale  me elemente  të gjenocidit   shpërtheu edhe Kryengritja e vitit 1913 në Dibër e rrethinë. Gjatë dhe pas kësaj kryengritjeje u bënë krime të llahtarshme edhe në viset e Rekës së Epërme, me të cilat u dëmtuan  shumë shqiptarët,gjë që tronditi Evropën dhe botën.
-Prof.dr.Qerim Lita dhe kumtesa Shqiptarët ortodoksë në Rekë të Epërme dhe çkombëtarizimi i tyre gjatë shekullit XX-të.Përpjekjet e serbëve,bullgarëve më vonë të jugosllavëve,përkatësisht maqedonasve  zhdukjen e gjurmëve shqiptare në viset e robëruara të Shqipërisë.Ata në planin e tyre kanë përdorur metoda të ndryshme represive siç ishin:rrahje dhe vrasje masive,burgosje plaçkitje ,çkombëtarizim të dhunshëm e tjerë.
-Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës  mr.sc.Sejdi M.Gashi, Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar. Janë të hartuara me  dhjetëra e dhjetëra  punime monografike të  gënjeshtërta të autorëve të huaj(serb e maqedonas por edhe të tjerë si autorë rus) për popullatën shqiptare të zonës së Rekës së Epërme në Maqedoni. Të krijohet përshtypja se Rekalinjtë janë popullatë serbo-maqedonase që nën trysninë e shqiptarëve të maqedonisë kanë filluar të shqiptarizohen, e në fakt ,në bazë të burimeve historike e gjuhësore, dihet tashmë botërisht,është krejt e kundërta e këtyre propagandave serbe.
- Komunikteti  fetar që më tepër ka qenë i  ndikuar nga nacionalizmi është ai i kishës ortodokse në përgjithësi. Edhe sot nuk mund të flitet për kishën ortodokse se ajo të mos jetë e nacionalizuar,si për shembull Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Serbe,Kisha Ortodokse Ruse e tjerë. Në  mungesë të një kishe ortodokse shqiptare dhe nga pamundësia   që ata t’ i bashkëngjiten  Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare detyrimisht kanë qenë  nën presionin e sllavizmit. Gjegjësisht të maqedonizmit të tyre. Është shkrimi i kumtesës të prof.dr. Qani Nesimit –Ortodoksët shqiptarë të Rekës së Epërme viktimë e nacionalizmit të kishës ortodokse.
-Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës  prof.dr. Emin Kabashi në abstraktin Zhvendosja-forma më e lartë  e gjenocidit etnik,  ndër të tjerat shkruan se Reka e Epërme është vetëm një  pjesë e gjeografisë shqiptare, e cila është zhbërë nga pushtues të ndryshëm,ideologjikë e fetarë,krejt njësoj,si dhe është zhbërë në periudha të ndryshme kohore. Në këtë mënyrë Reka e Epërme si atëherë edhe pas Luftës së Dytë Botërore u gjet nën peshën e rëndë të zgjedhjes në mes të ekzistencës me përkatësi kombëtare,apo asaj fetare, gjë që as njëra as tjetra nuk u shputua nga asimilimi.
-Është edhe profesor i Universitetit të Sofjes, Anton Pançev-Shqiptarët e Rekës në fillim të shekullit XX sipas burimeve bullgare.Ky autorit na njofton se  shqiptarët kanë qenë në kontakt të ngusht me bullgarët. Për këtë arsye ka  shumë dëshmi dhe dokumente bullgare të cilat tregojnë për gjendjen politike,ekonomike, sociale,në trojet lindore të shqiptarëve.Kumtesa në fjalë  do të përfshije përbërjen etnike dhe numrin e popullsisë,humbjet njerëzore në luftëra dhe trazira,metodat e asimilimit të pushtuesit serb dhe çështje të tjera.
 - Punimi i  prof.dr. Kadusi Lama-Kohë të reja me politika të vjetra,zgjon interes në mesin e studiuesve ku autori zbardhë raportin midis Maqedonisë  dhe sllavëve që janë bërë banorë të saj, dokumenton me plot arsye se hapësirat që quhen Maqedoni janë treva shqiptare. Politika sllave në Maqedoni,konsiderohet politikë e vjetër në kohë të reja.
-Arkitektura në fshatrat e Rekës së Epërme e doc.dr.Enis Jakupit, e prezantuar  edhe me foto terreni.Arkitektura e këtij rajoni zen një vend të rëndësishëm dhe bëjnë pjesë në të gjitha llojet e ndërtimit.Ajo bën pjesë në grupin e banesave të krahinës së Dibrës.
.
Ekonomi
- Një kumtesë tjetër e Afërdita Dervishit - Defaktorizmi njerëzor dhe ekonomik i Rekës së Epërme,ku kjo studiuese shpalosi historinë e vërtetë të shqiptarëve  të Rekës së Epërme. Luftërat ballkanike,pushtuesit dhe grabitqarët e kanë plaçkitur  dhe shkretuar këtë trevë. Një faktor tjetër që e ndihmon këtë është edhe papunësia e zhvillimit ekonomik. Të dhënat flasin  se në Rekën e Epërme ka ndodhur zbrazja e rajonit nga faktori njeri dhe rrëmbimi i të mirave ekonomike. Pushtuesi dhe grabitqarët e kanë plaçkitur dhe shkretëruar këtë trevë. Golgota  shqiptare është bërë e plotë vetëm kur është rrënuar ekonomia e rajoneve shqiptare siç është rasti me Rekën e Epërme.
-Nga lëmi i ekonomisë ishte edhe kumtesa  Nxitja e zhvillimit  të turizmit  alternativ-shans i mirë  për  rivitalizimin e Rekës së Epërme të prof.dr.Nasir Selimit,ndër të tjerat,tha se potencial ekonomik  ka ky rajon për një rivalizim që është i domosdoshëm nëse nuk duam që ky rajon definitivisht të kalojë në histori.Boshatisja e këtyre vendeve ka ardhur pikërisht nga  lënia pas dore e zhvillimit të ekonomisë e sidomos të zhvillimit të blegtorisë,bujqësisë dhe pylltarisë.Në vazhdim të artikullit do të jepen sygjerime për një shan të ri dhe zhvillim ekonomik të këtyre viseve.
- Resurset natyrore dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik të Rekës së Epërme që e prezentoi mr.sc. Rasim Zuferi,ku tha se në  mesin e faktorëve të shumtë ekonomik  ,studimet kanë identifikuar  rolin e burimeve natyrore në zhvillimin  ekonomik të një vendi. Gjithë kjo pasuri që posedon kjo hapësirë e Rekës së Epërme, nuk ka ndikuar në zhvillimin  ekonomik të këtij regjioni. Përkundrazi neglizhimi dhe lënia pas  anash nga sistemi i dikurshëm  ka shkaktuar që ky regjion-fshatrat të zbrazen,  banorët të marrin rrugën e kurbetit ose të shpërngulen nëpër qytetet e afërta për një jetë më të mirë.
Gjuhësi
-Prof.dr.Mustafa Ibrahimi, hedhi dritë mbi  disa dokumente dhe dorëshkrime të gjetura në Maqedoni të shkruara në të folmen shqipe të Rekës,por me alfabet cirilik. I shkruar në një gurë varri i vitit 1889. Një dorëshkrim tjetër në gjuhën shqipe i gjetur në fshatin Niçpur të Rekës së Epërme,i  shkruar  nga Joan (Gjon ) Serafimi në të folmen shqipe të Rekës me alfabet cirilik.Me këto gjetje autori dëshmon se popullata shqiptare me fe ortodokse,në shkrimet,meshat dhe varrezat ka përdorur gjuhën shqipe,por me alfabet cirilik.
-Në aspektin gjuhësorë,prof.dr. Asllan Hamiti,ndër të tjerat tha se Reka e Epërme, paraqet  një të folme shqipe  shumë ruajtëse  në fushën e fonetikës e  të leksikut. Por, nga ana tjetër ajo ka kryer disa zhvillime gjuhësore  që nuk i gjejmë në asnjë të folme tjetër përreth e më gjerë.
- Edhe doc.Ajtene Qamili,në abstrakt,  shënon se kjo e folme shqipe,dallon mjaft nga të folmet e tjera përreth si në intervalin e  fonemave bashkëtingëllore,ashtu edhe në ndërtimin e tyre,veçmas në bashkëtingëlloret  mesgjuhore.
Folklor
-Edhe kumtesa e prof.dr.Vebi Bexhetit,Elemente etnografike në poetikën e vargut popullor të krahinës së Rekës,tha se do të shqyrtojmë disa vargje të këngëve popullore të kësaj ane me theks të veçantë në elementin etnografik të veshjes.
- Zejna Halimi me kumtesën Vajet në rajonin e Rekës. Vajet sot janë në zhdukje e sipër si te popullata e religjionit islam ashtu edhe te popullata shqiptare e regjionit ortodoks. Rekalinjtë në formë vajtuese i këndojnë jetës së vështirë të banorëve të kësaj zone,varfërisë,gurbetit,ndarjes nga familja e tjerë.
Letërsi
-Reka dhe emri i Josif Bagerit në letrat shqipe të dr. Rovena Vata, ku në Apstrakt hedh dritë mbi letrat shqipe. Citon:”…Gjithnjë po orvatem me qenë një mburonjës i rreptë për të drejtat e këtij kombi...”Janë fjalët e patriotit tonë rilindas Josif Bageri i cili  jetën dhe veprën e tij e vuri në shërbim të popullit shqiptar.Bageri u quajt edhe “përlindja e kombit”.
-Reka shqiptare ,krahas të gjitha vuajtjeve ,ka dhënë njerëz të kulturës  e të arsimit,si gjyshi i Migjenit,rilindësi  Josif Bageri,LLazër Siljani, Villdan Faiku,Hasan Leka, Jusi Mani, Pop Davidi, Danul Metaj , Olimbia Sava, Hoxhë Tanusha  e shumë të tjerë kështu e filloi kumtesën  prof.dr.Avzi Mustafa- Anastas Albanski (Arnaudov/ mësuesi nga Reka e Epërme ,i cili sipas J.Erebarës, numëronte 130 nxënës shqiptar. Ishte punë e madhe e mësuesit Anastas ,sepse ai dinte si t’i bindë shqiptarët,sidomos ata të cilët  e kishin ngatërruar problemin e fesë me çështjen e kombësisë.
-Josif Bageri,një ndër themeluesit aktiv  të shoqërisë “Dëshira”,botoi gazetën e parë në gjuhën shqipe në Bullgari” Drita”, bëri përpjekje për hapjen e arsimit dhe shkollave shqipe në Shqipëri.Në fund të shtatorit të vitit 1908 u nis prej Sofjes në vendlindje për të hapur  shkollë shqipe në fshatin e lindjes në Rekë,ishin fjalët e kumtesës së  Mc.Rezehana Hysa,  e cila u ndjek me mjaft vëmendje nga pjesëmarrësit e Konferencës.
-Qendra e Studimeve Albanologjike,Tiranë,doktorant Rudina Llazari-Kontributi i Edibe Selimit Osmanit në proklamimin e vlerave të kulturës të Rekë.Reka e ka gjënë më të shenjtë,të ndihmon të shtosh njohuritë për këtë trevë shqiptare me një histori të tillë , që e bën atë të shndrisë si margaritar në historinë e kombit shqiptar.Janë disa mijëra faqe që të sjellin në skenar gjithçka për kulturën materiale popullore të Rekës,veshjet,punimet,rite e zakone, të shkruara të lidhura ngushtë me prejardhjen ilire të kësaj zone. Janë me dhjetëra studime të Osmanit,nëpërmjet një “enciklopedie” siç është e gjithë veprimtaria shkencore e një kërkueseje pasionante të një intelektualeje të urtë që pa asnjë dyshim duhet cilësuar  si eruditë e mbi të gjitha të një patrioteje të zjarrtë që Rekën e ka gjënë më të shenjtë.
Lëmi i kulturës
-Dr.prof. Zeqirja Neziri,-Ritet e lindjes,martesës e të vdekjes në Shtirovicë të Rekës së Epërme sipas përshkrimit të Doda-Nopçës (1914). Si vepër e parë e studimeve etnografike të shqiptarëve të  Rekës së Epërme të hartuar nën  përkujdesjen e Franc Nopçës. Sjell të dhëna  mjaft interesante e të rëndësishme edhe për ritet e lindjes së fëmijëve,të martesës dhe të vdekjes.Ky  studim  sjell ndihmesë të madhe historike  për krahinën e Karshiakës si dhe për studime  etnografike të shqiptarëve  të Maqedonisë dhe për studimet mbarëkombëtare.
-Kumtesa e Jolanda Trumzës-Vështrim krahasues mbi festën e Pashkëve dhe Ujit të Bekuar :Rasti i Rekës së Epërme dhe Shkodrës. Në abstraktin e saj zgjon interes studimi për shtrirjen gjeografike të festave. Festa e Pashkëve dhe  e Ujit të Bekuar janë festa mbarë botërore. Megjithëse Shkodra dhe Reka e Epërme  janë dy vende me një shtrirje gjeografike jo kufitare,por  për të dy besimet si katolike ashtu edhe ortodokse ,qendra e këtyre dy festave përmban të njëjtin motiv.Aspekti kohor i këtyre dy festave shpalos qartë të përbashkëtat se si Pashkët dhe Dita e Ujit të Bekuar kremtohen në Rekën e Epërme  dhe në Shkodër.
-Rreth një motivi ornamental me prapavijë solare dhe antropomorfe në veshjen popullore të Patiçka  Rekës-dr.prof. Izaim Murtezani, i cili tha se  motivet e kësaj veshjeje popullore  veçohen mes  tjerash edhe me një strukturë të pasur përmbajtësore në të cilat janë shtresuar motive mitike një ndër to zgjoi kureshtje motivi i diellit, si i tillë dielli sipas botëkuptimit arkaik është në lëvizje.Në të vërtet bartësja e këtij ornamenti-nusja e re – mëton .
-Edibe Selimi-Osmani dhe kumtesa Tipi i veshjes me dy mbështjellak edhe në Rekën e Epërme,si ilustrim u prezantuan edhe me 28 fotografi që ishin pjesë të veshjes dhe foto të bëra në teren.
Femrat rëndom në veshjen e tyre përdorin mbështjellak që vendasit e kësaj krahine  e quajnë peshtelkë-a.Sot ky kostum kombëtar si veshje e përditshme  bartet rallëherë nga brezi i moshuar.Por, secila nënë bën çmos që nusja apo vajza e saj të ketë një komplet të veshjes së Rekës. Sepse është nata e peshtelkave kur ata do ta veshin,një natë para se ta marrin nusen ose një natë para dasmës synetit. Është traditë që femra pa dallim moshe të veshet me këtë veshje prandaj  kjo natë e dasmës  quhet  nata e peshtelkave ose veshja me peshtelka. Duke parë analogjinë e kësaj pjese të veshjes me atë të viseve tjera shqiptare dhe  ballkanike; si në formën poashtu edhe në motivin dhe koloritin e saj duke mos lënë anësh edhe elementet arkaike vëmë në dukje që kjo veshje është nga më të vjetrat e këtyre viseve.Është më se e domosdoshme që kjo zonë të përfshihet në grupin e veshjeve  të grave me dy futa si veshja e lashtë ballkanike, pasi deri sot është anashkaluar nga etnologët.
Gjithashtu është më se e domosdoshme që nga kjo Konferencë Shkencore që i dedikohet Rekës së Epërme, të mbështetet KËRKESA PËR  HAPJA E MUZEUT  ETNOGRAFIK NË GOSTIVAR DHE TETOVË  ku DO TË BËHET GRUMBULLIMI I EKSPONATEVE TË KULTURES  MATERIALE  TË  TREVAVE SHQIPTARE NË MAQEDONI .
Si përfundim
Sa herë që jam në kontakt me brezin e shtyer në moshë të kësaj krahine, ata shpalosin kujtimet e hidhura  ngjarje të kohës së kaluar, histori e vërrtetë që ngjasojnë me kumtesat  e këtyre studiuesve.Jam e detyruar me keqardhje të ju them se nuk shkruaj histori,por e vjeli kulturën shpirtërore folklorin dhe atë materiale të popullit në fjalë.Më duket sikur ua ndaloj shprehjen e mendimit, i lëndoj, nuk i përfilli dhe pikërisht ky ishte Simpoziumi që të kaluarën e këtij populli e ndriçoi.


26.12.2013,Tetovë