Sikur të mos kishte...

Sikur të mos kishte korrupsion dhe krim ekonomik gjithkah, vallë a do të kishte ditë ndërkombëtare kundër korrupsionit?

Sikur të kishte liri të të shprehurit, vallë a do të kishte ditë ndërkombëtare kushtuar lirisë së shprehjes?

Sikur të mos kishte gënjeshtar, vallë a do të ekzistonte dita e rrenës?

Sikur të nderohej nëna si duhet, vallë ç'kuptim do të kishte dita e 8 marsit?
  
Iljasa Salihu