Sarah Atwell, 17-vjeçarja e cila vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj fitoi një vëmendje mediatike për mënyrën se si iu përgjigj talljeve të bashkëmoshatarëve të saj.
Adoleshentja nga Ontario e Kanadasë, ka pësuar shpërfytyrime në fytyrë në tetë muajt e fundit që prej shfaqjes së simptomave të para.
Shpërfytyrimi ka bërë që Atwell të tallet në shkollën e saj, duke detyruar të renë që të postonte një video në “Youtube”, në të cilën theksoi se ishte e vendosur që të luftonte ndaj sëmundjes dhe të bënte një jetë të lumtur, pavarësisht asaj që mendonin të tjerët.
Në video, vajza kurajoze shfaqet pa folur, duke mbajtur në duart disa letra, në të cilat shpjegon problemin e saj.
”Kam një tumor, por njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Kam shumë pak miq, por kjo nuk do të më pengojë të jem e lumtur”, shkruante Atwell në disa prej mesazheve.





