Deputetja Mesila Doda ka publikuar dje fotot e ditëlindjes së fundit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashit. Pikërisht në ditën kur Olldashi duhej të festonte ditëlindjen e 41-të të tij, Doda ka zgjedhur ta kujtojë atë në një mënyrë të vecantë. Ndërkohë, Prokuroria po heton zhdukjen e portofolit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, natën e aksidentit që i mori jetën. Sipas medias televizive, referuar burimeve nga prokuroria, është ende e paqartë pse portofoli i Olldashit nuk është gjendur bashkë me sendet e tjerë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e Olldashit erdhi si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik. Në ekspertizë është përcaktuar se nuk janë gjetur lëndë të huaja në trupin e të ndjerit Olldashit, ndërsa përplasja e kokës me pjesët e kabinës vlerësohet të ketë qenë fatale. Sipas ekspertëve, kjo goditje mendohet të ketë shkaktuar një humbje të madhe të gjakut, duke sjellë edhe vdekjen e deputetit demokrat. Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident me makinë në rrugën Tiranë-Elbasan rreth tre javë më parë. Sipas ekspertizës teknike të automjetit, shpejtësia me të cilën udhëtonte Olldashi ishte rreth 45 km në orë.
Home »
» Publikohen fotot e ditëlindjes së fundit të Olldashit
Publikohen fotot e ditëlindjes së fundit të Olldashit