Përse quhemi ‘Selefij’?



Ne i quajmë vetet tona Selefij sepse ne duam të cilësohemi me Selefët. Ata janë njerëzit të cilët i ka përmendur Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]

Ky cilësim nuk është vetëm me një person apo me disa persona që ne i pasojmë verbërisht. Por ky cilësim është me të gjithë brezat e parë, për shkak se individët mund të bëjnë gabime, kurse për Muslimanët e parë në tërësi është premtuar se ata nuk kanë për t’u bashkuar kurrë në devijim, sikurse ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel’-lem): “Umeti im nuk ka për t’u bashkuar kurrë në devijim.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu]
Burimi:Valdet Kamberi