Përleshje në Egjipt, vriten 3 dhe arrestohen mbi 265 islamikë (VIDEO)

Tre persona e humbën jetën, ndërsa 265 islamikë janë arrestuar sot në përleshjet gjatë kohës së protestave të ndaluara të ithtarëve të lëvizjes Vëllazëria myslimane në Egjipt, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme në Kajro.

Sipas Ministrisë aktivitetet e lëvizjes Vëllazëria myslimane, lideri i së cilës është presidenti i ndërruar egjiptian, Mohamed Morsi dhe të cilën Qeveria kalimtare e shpalli për organizatë terroriste, “janë shkaku për vdekjen e tre personave, të cilët u ndeshën me banorët lokalë”.
Forcat e sigurisë egjiptiane përdorën gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me qindra ithtarë të Morsit, të cilët protestojnë në mbarë Egjiptin.
Policia i dëboi studentët të cilët para universitetit islamik “Al Azhar” në Kajro kanë brohoritur parulla kundër policisë dhe ushtrisë, ndërsa përleshje kanë shpërthyer edhe në disa pjesë të kryeqytetit.
Masat e sigurisë në Kajro janë përforcuar pasi që lëvizja e Vëllazërisë myslimane dhe aleatët e saj bënë thirrje për protesta masive kundër pushtetit.