Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shtetin Ugandë të Afrikës, kërkon që të miratohet një ligj për tredhje fizike të pedofilëve.
Iniciativa e tyre është marrë pas skandaleve të shumta që ka bërë shtetasi i Maqedonisë, Emin Baro në këtë shtet gjatë vitit të kaluar, kur në kompjuterin e tij ishin zbuluar një numër i madh fotografish me vajza të mitura nga Uganda. Ai fotografitë e tij bile i ka postuar edhe në Facebook.
Emin Baro (53), i cili është me prejardhje turke, sipas ministrisë së punëve të brendshme të Ugandës ai posedon pasaportë të Maqedonisë dhe të Zelandës së Re.
MPB e Maqedonisë ka konfirmuar se Baro është shtetas i Maqedonisë me prejardhje nga disa fshtara të qyteteve në Lindje të Maqedonisë.
Ai për gjashtë vite i ka terorizuar fëmijët e Ugandës së varfër pasi ishte prezantuar si mësues, e në fakt i ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët, duke i mashtruar ata me pak para.






