18-vjeçarja me origjinë shqiptare Sindi Arifi është shpallur më e bukura e Zvicrës frankofone. Sindi, me pasaportë zvicerane, por një shqiptare nga Mali i Zi me origjinë, ka fituar kurorën e “Mis Suisse Romande 2014″, në Gjenevë.
Kurorëzim i saj u bë para një audience të përbërë nga një juri profesionale. Gara ishte e fortë, për shkak të konkurrencës së madhe. Përveçse një vajzë e bukur, Sindi merret edhe me muzikë. Ajo këndon dhe luan në kitarë.






