Edlira Mema mund të konsiderohet padyshim si këshilltarja më seksi për mediat në institucionet e qeverisë së re. Ish-Miss Albania në vitin 2005, e cila tashmë është zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion në varësi të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, thotë se mund të hyjë në politikë.
“Aktualisht deri në këto momente nuk kam pasur asnjë propozim konkret, por në një të ardhme pse jo. Të bëhesh pjesë e politikës është diçka shumë e bukur dhe e rëndësishme, por do një angazhim shumë të madh. Nuk mund ta mohoj është diçka që do të më pëlqente”, shprehet ajo për “Shekullin”.














