Një foto “egoiste”, apo Obama flirton me kryeministren daneze?

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, kanë qenë në qendër të medieve botërore, jo vetëm për foton që kanë realizuar bashkë, por edhe për komunikimin që kanë pasur gjatë shërbimit përkujtimor për Nelson Mandelën.
“Mirror” e ka cilësuar foton e tre liderëve botërorë si një “një fotografi egoiste”. Në foto është presidenti i SHBA-ve Obama, kryeministri i Britanisë Cameroon dhe kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmid. Tre liderit kanë preferuar të bëjnë një fotografi së bashku në homazhet që u zhvilluan për ish-Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Fotografia u përhap menjëherë në internet dhe shumë media online, e cilësuan si një veprim në vendin dhe në kohën e gabuar.
Kurse CNN komenton edhe qëndrimin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, e cila nuk ka preferuar t’i bashkohet fotografisë, duke qëndruar inferiore.
Qëndrimi i zonjës Obama tregon qartë se nuk është vendi i duhur për të bërë fotografi dhe nuk e aprovon gjestin e bashkëshortit të saj dhe dy Kryeministrave të tjerë.
Ndërsa disa foto të tjera tregojnë xhelozinë e Michelle Obamës. Kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer shumë fakti që bashkëshorti i saj komunikon dhe qesh me kryeministren daneze, Helle Thorning-Schmidt. Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja duket se Michelle, ndërron vendin me Obamën për të evituar kontaktet me bukuroshen daneze.