National Geographic ka publikuar si foto të ditës “Nusja”, nga fotografja Nita Zeqiri.
Këtë muaj në foto të ditës imazhi i National Geographic ka qenë “Nusja” e Kosovës. Një fotografi e bërë nga Nita Zeqiri.
Është marrë kështu në konsideratë tradita shqiptare, rreth një mijë vjet e vjetër, duke kaluar brez pas brezi deri në ditët e sotme nga Donjë Ljubinje, në zonën e Zhupës, në jug të Kosovës.
Sot, kjo traditë, siç shkruan në shënimin e saj “National Geographic”, është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65 vjeçare vazhdon, duke përgatitur nuset e reja sipas traditës së tyre. Fytyra e nuses është e pikturuar me shumë shtresa me ngjyra të shumta, të bukura.
Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës të lidhura me njëra tjetrën nga rrugët e arta që kalojnë në jetët e tyre. Qarqet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë, nga lind pika e kuqe dhe blu, dhe gjithë fytyra është e mbuluar nga ato, të cilët tregojnë dëshirën e saj për një familje të shëndetshme e të lumtur
Në ëeb-in e National Geographic ku është publikuar fotoja e ditës me Nusen e Kosovës, ka pasur komente nacionale. Komentuesit serbë e kanë paraqitur atë si nga jugu i Serbisë. Por të shumta kanë qenë reagimet nga shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë hedhur poshtë pretendimet e komentuesve serbë, duke dhënë argumente se zona për të cilët flitet bën fjalë për jugun e Kosovës, dhe jo të Serbisë, duke kujtuar këtë të fundit se nuk e ka më në varësi shtetin më të ri shqiptar. Ndërsa komentuesit më të ftohtë thjesht kanë shijuar bukurinë e fotos, duke qenë më të interesuar për bukurinë e saj artistike dhe estetike.






.jpg)