Kur shërbëtori kërkon që atij t’i shërbehet sherbet
Ka dallim të madh të jesh në shërbim të popullit dhe të shërbehesh prej popullit. Sa udhëheqës politik erdhën në pushtet me fjalinë e artë: “Do të jemi në shërbim të popullit!” Ndërsa sa shpejtë dëshmuan se në të vërtetë popullin e kishin vërë në shërbim të interesave të tyre të ngushta, duke e varfëruar kështu popullin në njërën anë dhe duke e pasuruar marramendësisht vetën në anën tjetër!
Derisa njeriu fillimisht nuk e kupton se çdo gjë Zoti la në shërbim të njeriut dhe vetëm njerin në shërbim të Krijuesit të tij, pastaj përgjegjësinë si mëkëmbës në tokë dhe si udhëheqës i njerëzve duke i shërbyer denjësisht atyre që ia besuan një detyrë të tillë, atëherë edhe më tej furishëm do të ankohemi për padrejtësitë dhe dallimet e mëdha në ndershmëri dhe në pasuri!
Burimi:Iljasa Salihu





