Një burrë ka hedhur shumën e dolllarëve, mbi turmën e njerëzve të një qendre komerciale në Bloominton.
Dhuratë e rënë nga lart! Një burrë i identifikuar si Serge the Car Hauler, ka hedhur dollarë mbi turmën e njerëzve të një qendre komerciale në Bloominton të Minnesota-s. Pikërisht, shuma e lëshuar teksa po këndohej “Let it snow”, nga një ballkon i qendrës, ka qenë 1000 dollarë në kartëmonedha, ndërkohë që më pas ai është mjaftuar të thotë: “E bëra për t’u dhuruar njerëzve një buzëqeshje”. Megjithatë mësohet se ai është denoncuar për prishje të rendit nga stafi i sigurisë së qendrës tregtare.