Një nga komplikimet si rezultat i diabetit afatgjatë është retinopatia, gjë që ndikon te sytë. Retinopatia diabetike është një nga shkaqet kryesore për verbërinë mes popullsisë në moshë pune. Ky shkrimi informues do ju ndihmojë të zbuloni më tepër mënyrën dhe shkakun se si diabeti mund të ndikojë tek sytë tuaj dhe çfarë mund të bëni për t’i mbrojtur.
Ç’është retinopatia?
Retinopatia shkakton ndryshimin e retinës (pjesa që sheh e ndodhur prapa syrit). Për të parë, drita duhet të kalojë mes retinës pa pasur asgjë që mund të pengojë rrugën. Retinopatia shkaktohet kur enët e gjakut në retinë bllokohon, rrjedhin ose rriten rrezikshëm. Ky dëmtim hyn në rrugën e dritës që kalon mes retinës dhe nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë shikimin.
Llojet e retinopatisë
Tre janë llojet e retinopatisë, në varësi të progresit të kësaj gjendjeje.
1. Retinopatia në Sfond – shpjegon shenjat e para të dukshme në ndryshimin e retinës. Retinopatia në sfond, fillimisht nuk do të ndikojë në shikimin tuaj, vetëm nëse po ndodh në beben e syrit (shihni makulopatia si më poshtë). Megjithatë, retinopatia në sfond mund të zhvillohet në forma të tjera më serioze retinopatie, kështu që duhet të monitorizohet me kujdes nga doktori i diabetit.
2. Shumëfishimi (përhapja) e retinopatisë – përshkruan zona të mëdha të retinës që nuk marrin furnizimin e duhur me gjak, gjë e cila mund të ndikojë në shikimin tuaj.
3. Makulopatia – është emri që u është vënë ndryshimeve që ndodhin rreth bebes së syrit. Bebja e syrit është qendra e retinës suaj dhe është pjesa që syri e përdor për punë të detajuara dhe nga afër. Njerëzit me makulopati zakonisht kanë humbur disi shikimin dhe ky lloj mund të shkaktojë verbëri.
Si mund ta di nëse kam retinopati?
Në fazat e para retinopatia nuk ka simptoma të dukshme, kështu që ju nuk arrini të dini sa ka avancuar. Simptomat e gjithsecilit në këtë fazë mund të jenë të ndryshme. Disa njerëz përshkruajnë si më poshtë:
• Shohin pulla të zeza që ‘pluskojnë’ ose forma tipmerimange
• Shohin njolla
• Shohin turbullt – sikur po shohin nëpërmjet një shtrese lëngjesh jo tamam e qartë sa uji.







